E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Berisha, me i korruptuari ne Evrope

Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, e cilesoi dje Kryeministrin Sali Berisha si personin me te korruptuar ne Evrope. Nga foltorja e Kuvendit, Brace tha se Berisha e ka nderruar emrin dhe mbiemrin. "Tashme ai eshte vetequajtur, Ali fjalembajturi, fuqiploti, meshireploti, sociali. Por, ne fakt, ai eshte Ali Babai me 40 hajdutet e tij. Eshte Kryeministri me i korruptuar ne Evrope", akuzoi Brace. Sipas tij, kreu i ekzekutivit vetem genjen kur thote se do te rrise ne masen 10% pagat dhe pensionet si ne qytet dhe ne fshat. "Nuk eshte asgje tjeter vecse mashtrimi i radhes, se nuk ka nje rritje ne masen 10%, perkundrazi me rritjen e cmimeve as qe mund te pretendohet per rritje", vijoi Brace. Ai theksoi se ne vend po bie gjithnje e me shume mjerimi dhe varferia nga politikat e qeverise.

10% Pensionet do te rriten se bashku me pagat ne vend, brenda muajit korrik. Keshtu premtoi disa dite me pare Kryeministri Sali Berisha para deputeteve te grupit te tij dhe ne mbledhjen e qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›