Rama: Bashke per te fituar kohen e humbur
Dialogu me Shqiperine vijon rrugetimin e tij, duke u stacionuar ne fshatrat e qytetit te Pogradecit. Pergjate dites se djeshme, kryetari i PS-se, Edi Rama, perzgjodhi te bashkebisedoje me banore te fshatrave, Rodokal, Velcan, Trebinje e Stropcke. Ashtu sikunder eshte evidentuar pergjate takimeve, qe kreu socialist ka zhvilluar ne fshatra te ndryshme te vendit, vec specifikave te cdo zone, e perbashketa per to eshte mungesa e vemendjes dhe mbeshtetjes se shtetit ndaj fshatit ne teresi. Nderkohe, duke paraqitur nje panorame te gjendjes reale, si ne fshat ashtu dhe ne qytet, kryetari Rama vleresoi se "ne kushtet e sotme, jemi peng i nje qeverisje te keqe, pa largpamesi. Eshte bindja ime e thelle, qe duhet nje ndryshim i ri". Sipas tij, te gjithe bashke duhet te hapim nje perspektive te re, per fshatin, qytetin dhe vendin, me qellim qe te zmbrapset e keqja, e cila ka vene per poshte Shqiperine. "Kam besim se ne mund t'i japim jete nje energjie te re, per te ndertuar nje Shqiperi te re, per ta nxjerre fshatin nga varferia, per ta nxjerre fshatin nga kushtet e keqija", nenvizoi Rama gjate fjales se tij. Ne kete menyre, ne gjykimin e kreut socialist e gjithe kjo situate e renduar ne jeten shqiptare vjen si pasoje e politikes se ndjekur deri me tani. Per kete arsye, Rama vuri ne dukje se "nuk duhet te terhiqemi prej hunde nga nje grusht njerezish, qe e konsiderojne veten udheheqes partish. Jam i bindur se ka ardhur koha qe ne te gjithe te sillemi jo si socialiste e demokrate, por ne radhe te pare si shqiptar, si qytetare, si njerez qe meritojme te jetojme me dinjitet dhe kete dinjitet nuk mund te na i marrin nje grusht njerezish". Po keshtu, duke vijuar po me te njejten gjuhe, Rama leshoi thirrjen e tij. "Duhet ta leme pas politiken e vjeter dhe te behemi nje force e madhe qytetare, e cila ka vetedijen se kete atdhe ua kemi borxh femijeve tane. Kjo nuk eshte nje gjendje e pandryshueshme, nuk eshte fatalitet ndaj te cilit ne nuk kemi cfare te bejme, por eshte nje gjendje qe vjen si rezultat i politikes se vjeter, nje politike te ndarjes, percarjes, sherreve, nje politike te politikaneve qe flasin cdo dite ne emrin tone dhe qe per 17 vjet kane punuar per interesat e tyre, duke thelluar distancen me njerezit", theksoi Rama gjate takimit me banoret te fshatrave te Pogradecit. Sipas tij, kjo gjendje eshte rezultat i politikes dhe politika eshte rezultat i pjesemarrjes, ose mospjesemarrjes se shqiptareve. Oli Xhilaga