Prishen ne pazaret e droges tentojne te vrasin bleresin

Shkoder/ Policia ka ndaluar tre shtetas nga Shkodra dhe nje student te Juridikut. Ata ishin nen hetim prej kohesh pasi dyshohet se merreshin me shitjen e droges. Dy vellezer qe zoteronin nje biznes jane nder te venet ne pranga dhe te akuzuarit kryesore
SHKODR - U prishen per cmimin dhe mallin e droges e nderkohe dyshohet se po planifikonin vrasjen e bleresit te tyre nje 30-vjecari student i Juridikut. Kater vete kane perfunduar ne prangat e policise se Shkodres mbremjen e se enjtes nderkohe qe blute kane ngritur ndaj tyre akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative prodhim dhe shitje te narkotikeve si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
Burimet zyrtare te policise bene te ditur se nga ora 2300 e se enjtes deri ne oret e para te se premtes policia e Shkodres ne bashkepunim dhe me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane finalizuar operacionin e koduar Kalaja 2 duke vene ne pranga 4 shtetas ndersa eshte bere e mundur parandalimi i nje vrasjeje. Kristian Aristidh Gjergji 30-vjec banues ne Tirane student ne vitin e 5-te Juridik Ajet dhe Saimir Hoti 20 dhe 24 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manush Alimani te Shkodres biznesmene artikujsh ushqimore dhe Naim Hotaj 19-vjec jane arrestuar.
Mesohet se policia e Shkodres ne bashkepunim me koleget ne Tirane kishte marre informacione per dy vellezerit Hoti te cilet ne bashkepunim me nje person tjeter ne Malesi te Madhe dyshohej se merreshin me trafik lendesh narkotike. Pas hetimeve te kryera dhe pergjimeve telefonike eshte mesuar se studenti nga Lushnja qe jetonte ne Tirane ishte porosites i nje sasie lende narkotike ne Shkoder.
Po gjate hetimeve ka rezultuar se bleresi dhe shitesi kishin konflikt mes tyre lidhur me mallin dhe cmimin e tij dhe kishin debatuar per kete. Mbremjen e se enjtes policia ka marre informacion se personat nga Shkodra qe kishin shitur lenden narkotike po planifikonin vrasjen e 30-vjecarit nga Lushnja i cili do te vinte ne Shkoder per tu sqaruar lidhur me konfliktin qe kishte per trafikun e lendes narkotike. Policia ka marre masat dhe ka nderhyre befasisht ne momentin kur vellezerit Hoti po shkonin per tu takuar me Kristian Gjergjin duke parandaluar nje vrasje te mundshme te tij.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale 400 gram lende narkotike te llojit kokaine 2 automatik model 56 se bashku me dy krehra me fisheke 5 cope kallepe lende eksplozive e llojit tritol dylbi pushke snajper nje automjet tip Fiat Punto me targa TR 7960 S si dhe nje automjet tip Volksvagen me targa LU 7009 B nje ciklomotor dhe 6 aparat celulare.
Paralelisht me kete operacion Drejtoria e Policise Shkoder ka zhvilluar dhe operacionin e koduar Rruga e Bllokuar ku jane sekuestruar 5 kg kanabis dhe municone luftarake dhe jane prangosur 2 shtetas. Kreshnik Ndue Ukaj 30-vjec lindur dhe banues ne fshatin Vukel eshte ndaluar pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjet dhe u sekuestrua nje sasi prej 5 kg bime kanabis sativa.
Pjeter Kol Nilaj 50-vjec lindur dhe banues ne fshatin Nikc u arrestua pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje pistolete tip Zastava me disa fisheke si dhe nje automatik tip Zastava me 24 cope fisheke te cilat i mbante pa leje.
Durres kapen dy shperndares
Ndiqeshin per droge dhe kontrolli i baneses zbulon edhe nje arsenal te fshehur armesh ne kthinat e baneses se tyre. Operacioni Blitz ka vene ne pranga 2 vellezerit Mona nga Durresi. Informacioni i marre nga policia ka qene se vellezerit tregtonin droge ne lagjen nr.16. te qytetit ne afersi te nje shkolle 9-vjecare dhe stadiumit.
Elvis Mona 27-vjec dhe vellai i tij me i vogel M.Mona 17-vjec. Vellezerit Mona jane kapur ne flagrance me lende narkotike pas nje kontrolli te ushtruar ndaj tyre nga strukturat kunder narkotikeve si dhe forcat e rendit te Komisariatit te Durresit.
Te dy pas informacioneve te siguruara ne rruge operative se tregtonin droge te llojit heroine dhe marijuane jane mbajtur disa dite ne vezhgim me agjente civile te antidroges dhe jane arrestuar kur ishin te sigurt se ata kishin me vete lende narkotike.
Policia beri te ditur se arrestimi i tyre eshte bere rreth ores 1330m nderkohe qe gjate kontrollit iu gjet 18 grame lende e dyshuar si narkotike e llojit heroine 3 pushke model 63 kalibri 762mm 8 cope kallepe tritol 4 granata defensive rreth 1500 cope fisheke te kalibrave te ndryshem si dhe 20 cope detonatore. Burime te besuara nga policia e Durresit bejne me dije se jane ne ndjekje edhe bashkepunetore te dyshuar te tyre dhe se ne ditet ne vijim pritet te ndalohen edhe shtetas te tjere pasi mendohet te jene te perfshire ne trafik te lendeve narkotike.