Revolta e Rrezeartit
Prurjet nga Prishtina te Onufri 2010 te rinj te angazhuar ne realitetin pas pavaresise qeverisja nderkombetaret jeta sociale. Pervoja e Rrezeartit 29 vjec ne nje ambient artistik te izoluar
Jeta ne tri vitet e fundit menyra e qeverisjes roli dhe nderhyrja e nderkombetareve jane ceshtje qe nuk i lene indiferent artistet e nje brezi rreth te tridhjetave ne Kosoven e sotme.
Me punet e tyre Driton Selmani Rrezeart-Galica Giqi dhe Sabile Tmava Billi tre artiste pjesemarres nga Kosova ne Onufri 2010 reflektuan mbi kete realitet.
Driton Selmani te videoja Utopia-Vendi qe nuk ekziston ngrinte pyetjen Me te vertete Prishtina eshte vendi perfekt ku mund te jetosh apo eshte vetem nje vend imagjinar inekzistent
Ne pllakatin H-Qeverisje 70x20cm multimedia te Rrezeart Galices - Giqi stema e Republikes se Kosoves dublohet nga nje maske teatri ngjyre gri. Rrezearti nje ore para se te linte Tiranen ishte ne Galerine e Arteve dhe e shpjegoi vete maskimin e Kosoves se Pavarur.
E shoqeronte Billi pseudonimi i Sabile Tmaves e treta konkurrente nga Prishtina ne Onufri 2010. Njeriu i fotografise qe ajo prezantonte ne ekspozite i kthyer me kurriz veshtron nje hapesire te erret dhe ben pyetjen ka tash nje pyetje qe ngjall dyshime pasiguri. Per Billin keto tri vitet e fundit nuk sollen ne Kosove ate qe pritej. Duket sikur po ngelim ne te njejten kohe ne po te njejtin vend. Secili ia ben vetes pyetjen cfare do te bejme tani
Billit i pelqen te fotografoje realitetin e pasluftes gjurmet e shkaterrimeve ndryshimet drastike personazhe qe kane mbijetuar e tani perballen me te tjera veshtiresi. Ajo ka humbur ne lufte te atin.
Puna e Rrezeart Galices i nxitur te marre pjese ne ekspozite nga koncepti kuratorial Une jam ARTI-st mund te lexohet ne dy menyra nga shqiptaret brenda dhe jashte kufijve shteterore. Disa lexojne qe stema e Kosoves eshte vetem nje maske ajo eshte e imponuar si simbol i shtetit te ri. Ne te gjithe jemi shqiptar dhe e dime qe simboli Kombetar eshte flamuri me shqiponjen dykrenare per te cilen shqiptaret e Kosoves kane luftuar nder vite. Nuk ka mundesi qe nje populli ti ndryshohen simbolet pa vullnetin e tij.
Per vendasit ai kerkon qe reflektimi te cohet me tej. Ata jane te vetedijshem per kushtet sociale ekonomike ata i njohin raportet e nderkombetareve e dine sesi po qeveriset keto kohe vendi. Giqi 29-vjecar mendon qe Kosova ka pasur nje qeverisje te dobet. Kosoven e kane cuar ne ate gjendje sa ta radhisin ne radhen e shteteve qe kane deshtuar. Ka pasur korrupsion krim te organizuar dhe keto probleme e kane bere si nje pike te zeze ne rajon.
Nepermjet artit ai merr persiper te shprehe shqetesimin e shoqerise per padrejtesite ndaj qeverisjes se vendasve por edhe nderkombetareve.
Nuk duhet te na sjellin ne Kosove udheheqes qe kane deshtuar ne vendin e tyre dhe ne vendin tone tentojne te marrin udheheqjen vijon i riu.
Me ironi Rrezearti tregon sesi nje polic i Ugandes qe kishte kryer krime ne vendin e tij zbatonte ligjin ne Kosove apo nje tjeter drejtues qe ne vendin e tij kishte punuar nje jete te tere ne portet detare ne Kosove vjen e behet drejtues i hekurudhave.
Giqi e rimerr serish kete teme ne nje pllakat multimedia me te cilen do donte te merrte pjese ne Bienalen e Berlinit. Thelbi dhe mesazhi jane te njejtet kritike ndaj misionit nderkombetar te Kombeve te Bashkuara ne Kosove.
Nese pranohet mesazhi shkon aty ku duhet po ekspozohet perpara nderkombetareve.
Rrezearti mendon se te njejten ndjeshmeri per problematikat e realitetit kane edhe artistet e rinj shqiptare qe moren pjese kete vit te Onufri. Ne Kosove ne Ekspoziten e Arteve Pamore Muslim Mulliqi simoter e Onufrit Rrezearti nuk ka marre pjese. Tema nuk e terhiqte dhe mbi 50 per qind te artisteve i takonin gjenerates se vjeter. Ka nje konfuzion me gjeneratat e vjetra te cilat nuk na lene edhe aq shume hapesire per te ekspozuar dhe ne njefare menyre mundohen te kontribuojne ne bllokimin tone per te ekspozuar jashte.
Megjithate kjo eshte e pamundur. Ne kemi menyrat tona te komunikimit vijon Rrezearti i cili le te kuptohet qe ne Galerine Kombetare ku ai e ka te veshtire te trokase i jepet mundesia vetem nje grupi njerezish dhe po ai klan ekspozon edhe jashte vendit. Keshtu koleget ekspozojne per koleget qarkullon e njejta fryme qe publikun e neverit kur sheh emra te njejte stil te njejte.
Artisti duket se ka rezerva edhe per Onufrin.
Ne rastin e vendit te pare shohim bagazhin e artistit. Duhet te tentohet qe ne ekspozita si Onufri titulli mos te jepet per shkak te bagazhit artistik por per domethenien e vepres per mesazhin qe provokon te publiku te juria te te gjithe.
Sugjerimi i dyte ka te beje me komunikimin dhe bashkepunimin qe duhet te ekzistojne mes dy ekspozitave me me rendesi te artit pamor ne Tirane dhe Kosove te shkemben artiste te shkembehen pervoja.
Rrezeart Galica eshte diplomuar ne degen e dizajnit ne Fakultetin e Arteve te Prishtines ne vitin 2005. Me 2008 u specializua ne degen e dizajnit grafik dhe multimedias. Me u perqendrua te pllakati sepse percon me mire idene e artistit. Vitin e kaluar ne Muzeun Historik Kombetar hapi ekspoziten Para fillimit.