PD: Qytetarët e Korçës, leksion qëndrese dhe refuzimi ndaj çdo akti kriminal

Partia Demokratike dega Korçë, ka dalë këtë të premte në një deklaratë për shtyp, për të reaguar rreth protestës së djeshme, të thirur nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha. Klara Bici, zëdhënëse e kësaj partie ka thënë se reagimi i djeshëm i dhjetra qytetarëve të Korçës, që ju bashkuan protestës paqësore, tregoi më së miri, se populli është gati t’i qëndrojë përballë, këtij regjimi vrastar, që guxoi të lyejë duart me gjakun e një 25 vjeçari.
Sipas Bicit qytetarët e Korçës, të pranishëm në protestën e djeshme dhanë një leksion, që asnjë qytetar nuk është në gjumë, për sa kohë të drejtat dhe liritë themelore nëpërkëmben, kërcënohen dhe zhbëhen.