Maturantët, sot provimi i “universitetit”

Testi për këtë provim do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë.
Në total, një maturant për të marrë notën maksimale duhet të mbledhë 40 pikë nga përgjigjet e dhëna. Numri i lëndëve që do të jepen si provime me zgjedhje këtë vit është 17. Edhe për këto provime ekspertët pohojnë se mbi 80 për qind e pyetjeve do të jenë nga temat e listuara në programet orientuese për secilën nga lëndët. Zgjidhja e ushtrimeve dhe kërkesave me shtjellim do të zërë një pjesë të rëndësishme të pyetjeve që do të përmbajë testi final. Për këtë janë përcaktuar edhe kapitujt e temat, të cilave nxënësit duhet t’u japin më shumë përparësi në këtë fazë përgatitore.
Mësuesit e shkollave të mesme, deri para pak ditësh kanë zhvilluar konsultime me nxënësit që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto dy provimet. Edhe për provimet me zgjedhje është konfirmuar se maturanti nuk do të penalizohet me heqje të pikëve, në rast se përgjigjet që do të japë nuk janë të sakta. Këto pyetje do të vlerësohen me zero pikë. Për të vijuar studimet e larta, çdo maturant do të duhet të marrë notë kaluese në dy provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim.
Me shpërndarjen e formularit A1 dhe A1Z, nxënësit përcaktuan në muajin mars dy lëndët me zgjedhje që do të japin provim. Sipas rregullores, me mbylljen e të gjitha provimeve të Maturës, nxënësit do të mësojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët do të plotësojnë në muajin korrik Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve. Të drejtën për të vijuar studimet e larta pranë fakulteteve publike për vitin e ardhshëm akademik do ta gëzojnë më shumë se 23 mijë studentë, sipas vendimit të qeverisë për kuotat e 11 universiteteve publike, të cilat ofrojnë më shumë se 190 programe studimi.
Për këtë vit rreth 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike, ndërsa gjithsej do të vijojnë studimet me kohë të plotë 23 325 studentë. Sikundër ka ndodhur edhe gjatë vitit të shkuar, numrin më të lartë të kuotave pritet ta ketë Universiteti i Tiranës, me mbi 6 mijë kuota, të ndara për të tetë fakultetet përbërëse. Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku do të kenë numrin më të madh të të drejtave të studimit që do të ofrohen nga Universiteti i Tiranës për maturantët e këtij vitit. /S.Ll/Start/
2011-06-30 08:46