Shqipëria ridimensionon rolin ushtarak në Afganistan

Një ditë më parë u zhvillua ceremonia e përcjelljes së kontingjentit OMLT me mision në Afganistan.
Në kuadrin e kontributit të vendit tonë, në Forcat Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë, në muajin korrik do të dërgohet në Afganistan një grup patronazhi dhe koordinimi i përbërë prej 32 ushtarakësh, nga të cilët 20 janë ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe 12 ushtarakë të SHBA-ve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major, Maksim Malaj, ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, etj.
Kjo pjesëmarrje, u shpreh kryeministri, është një dëshmi tjetër e vendosmërisë së qeverisë shqiptare për t’ju përgjigjur kërkesave të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për të qëndruar në çdo rast, aty ku ushtria amerikane dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut do të jenë për paqen dhe stabilitetin./S.Ll/Start/
2011-06-30 08:58