PD-Ramës: Prano përgjegjësinë e humbjes
Zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli, tha se Edi Rama, për të maskuar humbjen e tij sërish bëri fjalë për krim elektoral “por kësaj radhe hoqi çdo maskë dhe shpalli kriminelë elektoral komisionerët socialist, të cilët në përputhje të plotë me ligjin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare së bashku me komisionerët e forcave të tjera politike i garantuan vendit procesin zgjedhor me integritetin më të lartë në gjithë historinë e tij”.
“Partia Demokratike duke shprehur respektin e thelle për komisionerët e të gjitha forcave politike për punën dhe përkushtimin e tyre, denoncon edhe një herë qëndrimin e Edi Ramës, të motivuar totalisht nga përgjegjësia që ka për humbjen e zgjedhjeve dhe rënia në pakicë në Tiranë dhe një sërë qytetesh të vendit në nivel lokal”-tha më tej zëdhënësja Mëhilli.
Ajo tha më tej, se Partia Demokratike e kishte ftuar zt. Rama që të përballej me shqiptarët, ndërsa shtoi se ai u fsheh pas karriges së bashkisë. “Ti humbe Z.Rama. Tani mos u fshih mbas alibive të kota të një humbsi në panik por përballu me socialistët”-përfundon deklarata nga Partia Demokratike.