E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama duhet të kërkojë falje për varjen e poetit Avzi Nela

Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të opozitës, Edi Rama, për 21-vjetorin e rënies së bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një konferencë për shtyp, deputeti demokrat Fatbardh Kadilli theksoi se për shqiptaret 20 shkurti është dita e demokracisë dhe e fitores mbi diktaturën, ndërsa për Ramën është rasti i pendesës.

Për Edvin Ramën kjo ditë do të ishte rasti i pendesës, do të ishte mundësia për t`i kërkuar falje shqiptarëve. Shqiptarët ia bëjnë ketë apel Ramës që të shkëputet nga e kaluara, të distancohet nga krimet mizore të Bllokut, ka shtuar Kadilli.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje për varjen e poetit Avzi Nela, që e dënoi Fehmi Abdiu dhe e firmosi Kristaq Rama.

Kjo ditë është një rast tjetër i humbur për zotin Rama për të kërkuar falje. Sot kur shqiptarët i kërkojnë që të pendohet, sot ai përditë e me shumë po mbledh rreth vetes persekutorët e diktaturës, ka shtuar më tej Kadilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›