E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten dy ushtarë shqiptarë në Afganistan, i qëllon policia lokale ndërsa po flisnin për hapjen e dy shkollave

Share

(E PERDITESUAR)- Dy ushtarë shqiptarë kanë vdekur në Afganistan. Ata u sulmuan nga policia lokale në jug të Afganistanit. Siç raporton Associated Press, 11 policë afganë janë arrestuar pas këtij sulmi. Këta janë dy ushtarët e parë shqiptarë që janë vrarë në Afganistan. Viktimat janë Feti Vogli dhe Aleksandër Peçi.

Ngjarja ndodhi në fshatin Robat, në distriktin jugor Spin Boldak, pranë kufirit me Pakistanin, bëri të ditur shefi i policisë i Kandaharit, Abdul Raziq. Trupat kishin shkuar aty për një takim në lidhje me hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore, bëri të ditur Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Qeveria jonë ka premtuar hapjen e shkollave dhe të qendrës shëndetësore.

Sipas informacioneve, policia afgane hapi zjarr me pesë pushkë dhe një automatik. Dy ushtarët shqiptarë vdiqën në spital në Kandahar.

Shqipëria ka 265 trupa në Afganistan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›