E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet automjeti, dyshohet zjarrvënie

Foto ilustruese

Një benz me targa të Elbasanit është gjetur i djegur mëngjesin e djeshëm në lagjen 11 Nëntori të qytetit të Elbasanit.

Automjeti ishte parkuar poshtë shtëpisë së pronarit dhe  zjarri fillimisht dyshohet të jetë vënë në pjesën e parme të automjetit dhe djegur rreth 70% të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë dhe një grup hetimor. Nga të dhënat e para mendohet zjarrvënies e qëllimshme.

Po hetohet për shkaqet që kanë sjellë zjarrin dhe janë duke u marrë në pyetje të dyshuarit për këtë ngjarje. / B. Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›