E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, fushatë kundër liberalizimit të vizave. PS: Verifikim kartave të përdorura në zgjedh

Partia Demokratike akuzon Edi Ramen se ka ndermarre nje fushate kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret. Aldo Bumci deklaroi se PS po farbikon fakte per sigurine e karatave te identitetit. Por Taulant Balla ne emer te selise roze tha se permasat e maipulimit te zgjedhjeve po behen dita -dites me te qarta. Sipas tij duhen verifikuar 3/5-at e kartave qe jane perdorur ne 28 qershor.

“Zoti Rama ka ndërmarrë një aksion politik të paprecedentë kundër liberalizimit të vizave. Trashëgimtarët e Partisë së Punës dhe izolimit më të egër kanë ndërmarrë një fushatë shpifjes kundër sigurimit të dokumentave dhe kartave të identitetit me qëllim bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave. Deklarata për falsifikimin e dokumentave të identitetit është vetëm akti i fundit në një përpjekje 6 mujore të bojkotit dhe protestave për të penguar liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të vendit në BE” tha Bumçi.

“Vetëm në një kuti votimi nga disa mijëra në Shqipëri, më shumë se 3/5 e numrave të identifikimit të votuesve janë të falsifikuara. I bëjmë me dije Sali Berishës se ne jemi gati ti verifikojmë një për një, në kutitë e votimit numrat e kartave të falsifikuara të publikuara nga zoti Ruci, dhe deklarojmë me përgjegjësi të plotë se në kutitë e 28 qershorit gjenden 70 mijë numra identiteti të falsifikuar” tha Balla.

Azhornuar së fundi ( e diel , 07 mars 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›