E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Marsi, Berisha takim me arsimtarët. Kryeministri: Arsimi, prioritet i qeverisë

Në 7 mars për mësuesit në të gjithë Shqipërinë ka ardhur dhe urimi i kryeministrit. Në një pritje të organizuar për një përfaqësi të tyre në ambjentet e kryeministrisë, Berisha i ka garantuar ata se arsimi do te mbetet nje nga prioritetet e qeverise së tij dhe për vitet në vazhdim.

“Shtrëngoj dorën të përshëndes cdo mësuese dhe mësues të këtij vendi, t’ju uroj gëzuar këtë festë që është një ditë e shënuar jo vetëm për arsimin, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Me përkushtimin tuaj, me angazhimin, ju ia keni dalë që sistemin arsimor ta spostoni përmes reformave në një nivel të ri. Dua të garantoj se për qeverinë time arsimi ka qenë dhe do të mbetet përparësia më madhore” tha Berisha.

Kryeministri ka përcjellë dhe një urim të vecantë dhe për mësuesit e tij në vite duke i shprehur atyre mirënjohjen.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›