PD: Rama, hiq taksat ne Tirane
Fatjona Mejdini
Numri dy i Ministrise se Brendshme, Ferdinant Poni akuzon kryebashkiakun Rama se rritja e taksave nga ana e tij per sherbimet ne kryeqytet, ka sjelle dhe bllokimin e procesit te pajisjes se qytetareve me dokumente identifikimi. Keshilltaret e Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, i propozuan dje kryetarit te bashkise, Edi Rama te heqe te gjitha taksat dhe tarifat e vendosura ne kryeqytet per nje vit, ne menyre qe te lehtesoje pajisjen e qytetareve me karta identiteti. Zevendesministri i Brendshem, njekohesisht keshilltari i PD-se ne bashkine e kryeqytetit, Poni shprehu dje shqetesimin e grupit te keshilltareve per pengesat qe Rama po iu shkaktonte qytetareve, per pajisjen me karta identiteti dhe paraqiti rrugen e zgjidhjes. Sipas Ponit, Rama nuk lejon qe qytetaret te pajisjen me karta, nese ata nuk kane paguar taksen e gjelberimit te kryeqytetit. Ai sugjeroi qe "Rama te heqe per kete vit, te gjitha taksat e tarifat e tjera pervec takses se biznesit te vogel, ne menyre qe te ndikoje ne permiresimin e klimes se biznesit dhe te inkurajoje pajisjen e shtetasve me leternjoftimet elektronike". "Edi Rama i ka urdheruar zyrat e gjendjes civile qe te mos leshojne certifikata qe duhen per shtetasit pa pasaporte ne rast se nuk kane paguar taksat e tij te pastrimit e te gjelberimit, te cilat jane disa here fishuar, jane katerfishuar kete vit dhe jane 10-20 here me te larta, sesa vete cmimi per leternjoftimin", deklaroi Poni ne nje konference per shtyp, teksa kerkoi heqjen e kesaj takse dhe te tjerave qe pengojne procesin. Sipas tij, qytetaret paguajne 4 here me shume per pastrimin, nderkohe qe pastrimi i qytetit ka deshtuar. Po keshtu zevendesministri i Brendshem theksoi faktin se Edi Rama, po seleksionon nga pikepamja partiake personat qe paguajne taksat. Sipas tij, militantet dhe falangat e tij i kryejne te gjitha sherbimet e detyrueshme ne bashkine e kryeqytetit, pa pagesen e ketyre taksave te vendosura e te rritura artificialisht. Madje ne kundershtim nga qeveria, nga kjo pagese nuk perjashtohen as edhe invalidet dhe shtresat ne nevoje. Keshilltari i PD-se ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit, njeheresh zv.minister i Brendshem, Poni deklaroi se qeveria ka propozuar projektligjin per reduktimin e takses se biznesit ne jo me shume se 10% nga niveli kombetar. Sipas tij, bashkia e Tiranes i ka mundesite qe te beje mire perdorimin e fondeve dhe te beje ulje te ndjeshme te taksave, apo edhe heqjen e tyre te perkohshme.