E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Kushtetuta e ndalon ultimatumin ndaj vendoreve

Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, nepermjet nje deklarate per shtyp, ka reaguar ndaj deklarates me te fundit te kryeministrit Berisha, ku kerkonte uljen e taksave nga vendoret, duke e cilesuar si ultimatum te turpshem. "E para, eshte turp sepse ka Kushtetute dhe ligj te qeverise vendore, qe e ndalojne kryeministrin te jape ultimatume, per kompetenca dhe pergjegjesi te te zgjedhurve me voten e popullit", reagoi Shalsi. Sipas tij, e dyta eshte turp sepse taksat e biznesit te vogel, nuk i kane rritur vendoret por i ka rritur Sali Berisha, qe me futjen e tatimit mbi fitimin i trajton bizneset e vegjel, njelloj si te medhenjte. "E treta eshte turp, sepse ky kryeminister po genjen shqiptaret, duke fshehur krizen dhe duke thelluar borxhin publik, per interesat e tij elektorale", nenvizoi nenkryetari i bashkise se kryeqytetit. Prandaj sipas Shalsit, keto jane arsye te mjaftueshme qe ne 28 qershor, ky njeri qe nuk i paguan vete taksat, te shkarkohet nga detyra me vote popullore. Institucioni i bashkise se Tiranes dhe ekzekutivi, shpeshhere perballen me akuza dhe deklarata publike drejtuar njera-tjetres. Debati me i fundit qe ka lindur midis pushtetit vendor dhe ekzekutivit, ka te beje me taksat e bizneseve, ku te dyja keto institucione fajesojne njera-tjetren per ngritjen e taksave te bizneseve te vogla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›