PD Rama kerkon te erresoje procesin dhe te deformoje demokracine
“Sot dëgjuam të njëjtën akuzë të lodhur, të ricikluar e të pabazë të z.Rama për procesin e numërimit të votave,edhe pse gjithçka po shihet drejtpërsërdrejti në ekran”.
Kështu e nisi deklaratën e saj të sotme, përfaqësuesja e selisë blu, Jorida Tabaku, sipas të cilës, “ky nuk është një proces kriminal, pavarësisht se Rama e thotë këtë pa asnjë bazë dhe fakt”.
“Por është një proces ligjor që po zhvillohet pas kërkesës që Partia Socialiste bëri në Kolegjin Zgjedhor”, tha ajo.
Duke shtuar se “nuk ka manipulime dhe e vetmja përpjekje për manipulim ishte e numëruesit të tij, e cila në mënyrë të qëllimshme i keqlexoi kodet e sigurisë me qëllim për ta nxjerrë nga udha procesin.
Ky numërues tashmë është shkarkuar”.
“Të gjithë qytetarët e dinë se i vetmi motiv për të anatemuar këtë proces, është përpjekja e vazhdueshme e z.Rama për të manipuluar opinionin publik.
Rama kërkon të errësojë procesin dhe të deformojë demokracinë, thjesht sepse nuk i pëlqen rezultati.
Ky proces ka qenë i lirë, i drejtë dhe transparent.
Po, ka një gjë jo transparente.
Fakti se përse z.Rama nuk pranon thirrjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarëve për të pritur me qetësi dhe për të pranuar rezultatet si dhe vendimet e institucioneve të pavarura.
Por ajo që është transparente dhe e qartë për të gjithë, është arsyeja se përse zoti Rama nuk dëshiron të numërohet çdo vote dhe nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari”, përfundoi Tabaku.