E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat Rama sulmon Bashen

Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret Rama tha se jane shkelur te gjitha afatet e publikimit te ketyre listave. Prej 11 ditesh jane shkelur te gjitha afatet per listat paraprake. Lulezim Basha ministri i Brendshem eshte pergjegjesi i drejtperdrejte per fillimin e deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne te njejten rruge pa krye qe deformoi procesin e shkuar zgjedhor. Nuk ka asnje transparence per levizjet e zgjedhesve nga lista ne liste nga njesia ne njesi u shpreh Rama lidhur me pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme. Por kreu socialist kerkoi dhe nderhyrjen e OSBE-se per te mos lejuar kete deformim nga Ministria e Brendshme. OSBE-ja nuk mund te heshte me per kete ceshtje dhe as mund te mjaftohet me me perseritjen e recetes se vjeter te reformes zgjedhore e cila eshte nje kapitull krejt me vete dhe nuk ka asnje efekt cudiberes mbi kapitujt e tjere qe kane te bejne me garantimin e procesit zgjedhor ne Shqiperi. Une i kam kerkuar OSBE-se te garantoje transparencen e domosdoshme per nje projekt i cili monitorohet drejtperdrejt prej saj ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile dhe kete ia rikerkoj sot publikisht sepse ky projekt rrezikon te keqperdoret nga Sali Berisha permes Lulezim Bashes dhe Ferdinand Pones per te rimanipuluar procesin zgjedhor u shpreh Rama ne apelin e tij drejtuar prezences se OSBE-se ne Tirane. Pak dite me pare ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart i kerkoi politikes shqiptare permiresimin e Kodit Zgjedhor ne baze te rekomandimeve te OSBE-ODHIR-it te ndare ne dy pjese fillimisht ne ato pika qe ka te beje me zgjedhjet vendore dhe me pas permiresimet qe lidhen me zgjedhjet e pergjithshme.
Sipas kryetarit te Partise Socialiste tejkalimi i afatit behet me qellim te percaktuar nga strukturat shteterore. Projekti rrezikon te keqperdoret nga Berisha permes Bashes dhe Pones per te manipuluar procesin zgjedhor tha Rama. Sipas liderit te opozites maxhoranca me shkeljen e rregullores per dekretet e Presidentit te Republikes per anetaret e Gjykates Kushtetuese tregon vullnetin e saj antiligjor ne drejtim te institucioneve te pavarura. fare reforme zgjedhore duhet per te zbatuar Kushtetuten dhe per te zgjedhur kandidatet per Gjykaten Kushtetuese cila reforme mungon dhe cili ligj mungon qe dekretet e Presidentit te trajtohen ne kohe dhe te miratohen ne kohe nga Parlamenti i Shqiperise tha Rama. Kryesocialisti beri pergjegjes Kryeministrin edhe per deshtimin ne marrjen e statusit si vend kandidat per ne Bashkimin Europian. Shqiperia sot jeton deshtimin e Berishes dhe duke mos pasur me kurajon tu tregoje shqiptareve duart ben perdite perbaltjen e opozites per tu thene shqiptareve se jemi te gjithe njesoj tha Rama. Kreu socialist u shpreh i vendosur dje per zgjedhjen e Avokatit te Popullit nga ana e Partise Socialiste edhe pse dy dite me pare nje deputet socialist e konsideroi oferten e maxhorances per te propozuar Avokatin e Popullit nje pazar per te shmangur vemendjen nga transparenca e zgjedhjeve. Meqe maxhoranca nuk i ka keto vota beri nje oferte te papare ne histori. Ne nuk kemi cfare te pranojme e kemi ne dore vete zgjedhjen e Avokatit te Popullit u shpreh Rama. Aleatet e PS Jo me mundesi Berishes

Aleatet opozitare te Partise Socialiste kane apeluar dje per nisjen e protestave dhe mosdhenien e asnje mundesie per te negociuar me Sali Berishen. Kreret e partive opozitare Skender Gjinushi Vangjel Dule Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka u mblodhen dje jo ne seline e opozites se bashkuar prane zyrave te G99-s por ne seline e PSD-se ku dolen me nje apel ndaj elektoratit opozitar per nisjen e protestave. Ne kete takim mungonin perfaqesuesit e PS-se ndersa kreu i PDS-se Milo ishte duke zhvilluar mbledhjen e tij te kryesise ne ato momente por mesohet se eshte ne nje qendrim me partite e tjera. Ky reagim i partive aleate vjen dhe si rebelim ndaj veprimeve te kryesocialistit Rama i cili ne tryezen e fundit me ta kishte vendosur qe te mos merrte pjese ne tryezen e thirrur nga Berisha per reformen zgjedhore ndersa shkoi ne te. Sipas tyre tani opozita duhet te punoje vetem me nje objektiv largimin e kesaj qeverie qe sipas Spartak Ngjeles nuk gezon me as besimin dhe mbeshtetjen e Europes. Nuk pranohet ne asnje sfere te monitorimit nderkombetar per korrupsionin dhe nderkohe ka krijuar nje pakenaqesi e cila ka kaluar ne urrejtje ne opinionin publik shqiptar. Ne e shikojme me shqetesim dhe kerkojme qe i gjithe opinioni publik ti pergjigjet ashper me protesta dhe cfaredo lloj mjeti deri ne rrezimin perfundimtar te nje qeverie te paligjshme. Nuk mund te kete asnje lloj kompromisi me nje kryeminister te paligjshem tha Spartak Ngjela pas takimit te tyre. Aleatet e majte jane shfaqur me radikale se PS-ja ne qendrimet e tyre kundrejt pozicionit qe opozita duhet te mbaje ne raport me qeverine duke mbeshtetur linjen e protestave dhe cdo mjeti demokratik per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›