Pack Hetoni materialet fletet ne gjykate
Gjate punimeve te Komitetit te perbashket Shqiperi-PE per Stabilizim Asocimin eurodeputetja Doris Pack kerkoi nepermjet nje amendamenti qe te nise hetimi i menjehershem i materialeve zgjedhore. Me tej ajo shtoi se per fletet e votimit te kete nje vendim nga Gjykata Kushtetuese. Por deputetet e PD-se e rrezuan me vote kete amendament duke kerkuar qe ne tekstin e tij te vendoset ne respektim te Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutes duke nenkuptuar qe me hapjen e kutive te digjen fletet e votimit. Kjo solli qe deputetet e PS-se te mbrojne kerkesen e Doris Pack e cila u shpreh e zhgenjyer per mosarritjen e nje konsensusi. Une e di qe sipas Kodit Zgjedhor me hapjen e kutive fletet e votimit duhet te shkaterrohen. Dakord por ne na duhet nje dalje e situates dhe nuk jam ketu te them cdo gje nga e para. Une po mundohem te ndihmoj shqiptaret. Ky kod elektoral u be dhe une e mbaj mend mire kunder Metes nga PS dhe PD. Perse nuk uleni bashke ne Parlament dhe ndryshoni kete nen te kodit dhe te dilni nga ngerci Bejeni dhe siguroni materialet zgjedhore. Qeveria ka garantuar kuti te reja pra nuk eshte kjo ceshtja. Zgjidheni perfundimisht ceshtjen e djegies dhe mosdjegies sepse nuk eshte kjo e rendesishme tha Pack. Por demokratet kembengulen qe duhet te vendoset ne tekst Kushtetuta dhe Kodi per shkak se sipas tyre lidershipi socialist nuk kerkon te respektoje ligjin. Problemi eshte se PS-ja dhe kreu i saj nuk e marrin te mireqene Kodin Zgjedhor dhe ka deklaruar publikisht qe eshte kunder zbatimit te kodit. Prandaj insistojme qe te futet kjo pike ne tekst tha deputeti i PD-se Aldo Bumci. Por ne proces votimi 7 deputetet e PD-se votuan kund propozimit te zonjes Pack ndersa 7 deputetet e PS-se votuan pro. Por situata u komplikua pasi deputetet e PS-se nuk votuan pjesen e pare te tekstit qe fliste per situaten politike me argumentimin se nuk ka kuptim te votohet nese rrezohet amendamenti i eurodeputetes Pack. Nuk ka kuptim te votojme artikullin kur koleget e PD-se rrezuan amendamentin e zonje Pack tha deputetja e Ps-se Valentina Leskaj. Propozimi i Pack
Amendamenti i Doris Pack
Thirrje Parlamentit Shqiptar per te krijuar nje komision hetimor te kryesuar nga opozita dhe me shumicen e anetareve te Partise Socialiste ne respektim te Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut per te pare ne materialet zgjedhore ndersa per ceshtjen e kutive te votimit mund te vendoset vetem nga Gjykata Kushtetuese.
Propozimi i deputeteve te PD-se
Pas fjaleve ne respektim te Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 korrikut te shtohet ne respektim te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor.
Leskaj Refuzimi i PD-se mungese vullneti
Deputetja e Partise Socialiste Valentina Leskaj pas perfundimit pa asnje rezultat te Komitetit te Stabilizim-Asocimit akuzoi maxhorancen per mungese vullneti ne miratimin e rezolutes perfundimtare. Leskaj sqaron se ishte maxhoranca qe hodhi poshte amendamentin e propozuar nga Doris Pack qe konsistonte sipas saj ne ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit ne hetimin e materialeve zgjedhore ndersa per fletet e votimit te vendoste Gjykata Kushtetuese. Pikerisht ne kete pike sic tha Leskaj PD-ja votoi kunder dhe ishte e vetmja ne ate tryeze. Kishim negociuar per nje kohe te gjate dhe u gjetem para nje te papriture kur PD-ja rrezoi amendamentin e tij sqaroi deputetja Leskaj. Beja Nuk e rrezuam propozimin e Doris Pack
Deputeti i PD-se Fatos Beja deklaroi dje pas takimit se deputetet e PD-se nuk e rrezuan amendamentin e propozuar nga eurodeputetja Pack. Ai akuzoi te majtet per bllokim te situates ne komitetin e perbashket. Pasi kam degjuar deklaraten e zonjes Leskaj jam shume i befasuar. Per fat te mire ju mediat e keni ndjekur gjate kesaj periudhe aktivitetin e sotem. E verteta eshte se perseri Partia Socialiste bllokoi deklaraten e perbashket te Komitetit Nderparlamentar Shqiperi-BE. Ne votuam dhe ishim dakord qe te kalonte deklarata ashtu sic e ka sjelle zoti Kukan dhe ishim teresisht dakord. Dhe ne te gjitha pikat ishim te perbashket dhe rame ne konsensus. Se fundi ishte amendamenti i zonjes Pack te cilen ne e mbeshtetem dhe e miratuam kerkuam qe vetem thjesht te shtohej ne baze te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor deklaroi Beja. Ai akuzoi me tej opoziten si bllokuese te deklarates se paraqitur nga eurodeputeti Eduard Kukan. Partia Socialiste kishte nje rezerve te dukshme dhe ishte kunder futjes se termit ne baze te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor. Pra duke refuzuar qe te shtoheshin keto fjale PS-ja refuzoi te kalonte amendametin e zonjes Pack shtoi Beja.
Erald Kapri