E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Me Kameron fola per ceshtjen e ligjit te SHISH

/ /

Ai tha se per kete ceshtje bisedoi edhe me kryeministrin Kameron. Nderkohe kreu i shtetit le te hapur mundesine e kandidimit per nje mandat te dyte ne vitin 2012.
Cili eshte vleresimi juaj per kete vizite me karakter pune gjate se ciles takuat edhe kryeministrin britanik Dejvid Kameron
Presidenti Topi Une mund tju them qe kane qene dy dite intensive pune. Jam takuar se pari me perfaqesues te Dhomes se Komuneve me parlamentare te nderuar qe bejne pjese ne grupin gjitheperfshires per Shqiperine dhe per rajonin. Kane qene takime ku jane analizuar ne menyre shume specifike te gjitha marredheniet qe ekzistojne midis Mbreterise se Bashkuar dhe Shqiperise. I kam falenderuar per te gjithe ate kontribut qe ato kane dhene gjate viteve te demokracise ne menyre te vecante per mbeshtetjen qe i kane dhene ata futjes se Shqiperise ne NATO dhe tani per ate mbeshtetje qe po jepet drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Me pas kam takuar kryeministrin Dejvid Kameron me te cilin ndava disa biseda mjaft te rendesishme per sa i takon bashkepunimit kryesisht ne fushen e sigurise. Diskutuam per situaten ne Afganistan per nevojen e bashkepunimit sa me te ngushte te trupave tona me trupat e aleateve per te rritur dhe profesionalizmin dhe sigurine e trupave. Patjeter kemi folur dhe per ceshtje te sherbimit inteligjent per ta perafruar ate totalisht ne parametrat dhe standardet e partnereve tane duke qene se Shqiperia tashme eshte nje vend i NATO-s ku ka patjeter dhe detyrime qe Sherbimi Informativ te rregullohet ne menyre te tille qe te jete plotesisht ne standardet e vendeve te NATO-s. Kemi diskutuar per bashkepunimin ekonomik midis dy vendeve tona. I kam paraqitur zotit Kryeminister edhe njehere te gjitha ato prioritete qe ka Shqiperia. E kam konsideruar Shqiperine si nje histori suksesi dhe me mundesi te jashtezakonshme per te investuar duke ofruar edhe mundesine per investime te metejshme nga investitoret angleze. Me pas kemi biseduar me ministrin me sekretarin e Shtetit per Europen Lidington me te cilin ndame vertet shume momente te politikes se jashtme te Shqiperise te rolit moderator qe Shqiperia po luan ne rajonin ballkanik kemi diskutuar per Kosoven kemi diskutuar per nevojen qe Kosova ka per tu njohur nga vende te tjera per te rritur gjeografine e njohjes. Kemi diskutuar per situaten politike dhe se fundmi mund tju them qe kam pasur nje takim me kryetaren e Dhomes se Lordeve me Baroneshen e cila disa jave me pare vizitoi Shqiperine. Takimi ka qene shume i perzemert. Pra ne te gjitha takimet mund te them qe kemi ndare te njejtin opinion qe marredheniet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe jane marredhenie te konsoliduara jane marredhenie qe patjeter do te vazhdojne te intensifikohen ne te gjitha fushat. Dje une kam pasur gjithashtu nje takim me studentet e Unionit te Universitetit te Oksfordit kam pasur nje leksion relativisht te gjate. Pastaj gjithcka ka kaluar ne interesin e studenteve per te realizuar pyetje shume te interesuar per Shqiperine per rajonin dhe besoj qe ka qene nje komunikim shume i natyrshem duke me kthyer edhe nostalgjine e viteve te universitetit.
Se shpejti pritet te jepet perfundimisht dhe zyrtarisht drita jeshile qe shqiptaret te udhetojne ne zonen Shengen pa viza. Nderkohe pritet progres-raporti per perparimin e Shqiperise drejt BE-se. Realiteti ne Tirane zoti President kete e dini me se miri ju duket se shtron shume pikepyetje pikerisht per sa i perket klimes politike ne radhe te pare mes mazhorances dhe opozites. Si e shikoni kete
Natyrisht para se te dalim tek problemet duhet te evidentojme suksesin. Fakti qe shqiptaret do te levizin pa viza pra pas vendimit te Parlamentit Europian dhe pas atij vendimi qe te marrin Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian konfirmon patjeter nje linje suksesi te institucioneve shqiptare. Patjeter pastaj nje sfide shume e rendesishme para institucioneve para shqiptareve eshte marrja e statusit te vendit kandidat. Gjithsesi mund tju them qe suksesi i liberalizimit te vizave dhe shansi per te marre statusin e vendit kandidat na lejon qe te shohim edhe ne perspektiven e funksionimit sa me te mire te institucioneve. Pyetja juaj kishte te bente me disa momente te moskoordinimit te faktorit politik per disa debate qe ju besoj i keni ndjekur me interes debate te cilat shfaqen ne jeten politike te Shqiperise per probleme nga me te ndryshmet. Mund tju them qe ne parim ne nje vend demokratik patjeter ekzistojne debatet. Debatet behen per gjithcka. Behen debate sigurisht te strukturuara. Aty ka nje element i cili ndoshta na ben te ndihemi keq qe vertet kur vjen problemi per te bashkepunuar ose kur ne perfundim te debatit kerkohet qe te dilet me nje produkt dhe produkti eshte mirekuptimi per ligje te caktuara ne ate nuk e shikojme. Dhe patjeter kjo na shqeteson. Kjo eshte arsyeja qe kohe pas kohe une kam dhene apele te drejtperdrejta per klasen politike. Presidenti eshte brenda kufijve kontureve te Kushtetutes por gjithcka qe ndodh ne Parlament eshte ne vullnetin e plote te forcave politike per te bashkepunuar dhe per te zgjidhur problemet.
Zoti President ishte njoftuar me pare se homologu juaj serb Boris Tadic se shpejti do te vizitonte Tiranen. U permend si date e mundshme ne mos gabohem muaji tetor dhe ende nuk ka ndodhur. Ka ndonje pengese ka ndonje zhvillim ne kete rrafsh
shte njoftuar. E kemi degjuar nepermjet mediave por ende nuk ka nje ftese per Presidentin Tadic per te vizituar Shqiperine. Dhe duke marre ne konsiderate qe kjo ftese do te behet nga Presidenti i Shqiperise ne nje rast eventual perderisa une e konfirmoj qe nuk ka ftese domethene cdo gje tjeter qe hamendesohet mbetet ne nje terren jo real. Kjo nuk do te thote qe ne nje te ardhme pikerisht ne linjen e bashkepunimit midis vendeve te rajonit duke marre ne konsiderate qe disa ceshtje patjeter jane ceshtje per te cilat ne asnjehere nuk do te biem dakord. Une jam i bindur qe per Kosoven ne dhe Serbia nuk do te biem dakord. Ata kane nje pozicion te qarte. Ne sigurisht jemi shume te qarte ne kete pozicion por kjo nuk do te thote qe ne nuk do te bisedojme per tema te tjera te rritjes se dialogut politik te rritjes se shkembimeve ekonomike te permiresimit te nje klime te investimeve por per te biseduar edhe per kushtet ne te cilat jetojne shqiptaret ne Serbi.
Krijohet pershtypja se politika shqiptare eshte inferiore ndaj asaj greke permenden disa le ti quajme incidente te koheve te fundit...
Mund tju them ne menyre kategorike jo. Kurrsesi politika e Shqiperise institucionet e Shqiperise nuk mund te jene inferiore. Perkundrazi Shqiperia dhe Greqia prej vitesh kane konsoliduar marredheniet e tyre te fqinjesise se mire dhe besoj qe kjo konstatohet ne rritjen e dialogut politik ne shkembimet ekonomike dhe sigurisht per ceshtje te caktuara nuk duhet te ngaterrojme politiken institucionale zyrtare te shteteve te cilat ne rastet e incidenteve te ndryshme kane reaguar ne menyre shume korrekte me qendrime apo veprime te individeve te caktuar apo te qarqeve te caktuara ekstremiste. Nga kjo pikepamje une mund te them qe asgje ne marredheniet midis dy vendeve nuk shkon ne sensin negativ. Perkundrazi ato forcohen marredheniet jane korrekte do te jene korrekte sepse jane dy vende te cilat jane dy vende te NATO-s. Nga ana tjeter jane dy vende qe njeri eshte vend i Bashkimit Evropian dhe tjetri e kam fjalen per Shqiperine do te jete shume shpejt vend i Bashkimit Evropian. Ndersa per sa u perket disa incidenteve patjeter qe ka pasur dhe reagime te institucioneve si per gjerat qe kane ndodhur ne Greqi me rastin e ushtareve greke ashtu edhe per gjera qe kane ndodhur ne Shqiperi sikurse ishte rasti i fundit i varrezave te Boboshtices. Une kam pasur nje prononcim nepermjet nje interviste televizive ku kam shprehur qarte qe gjerat duhet te jene shume korrekte cdo gje duhet te funksionoje mbi parametrat e shtetit ligjor asgje nuk mund te behet ne menyre abuzive sepse te gjitha veprimet abuzive patjeter sjellin edhe incidente te panevojshme.
Degjuesit tane interesohen per qendrimet e Presidentit per zhvillimet e brendshme ne Shqiperi per raportet e tij me mazhorancen ta zeme disa dekrete te Presidentit nuk kane marre driten jeshile.
Presidenti Topi Une mendoj qe detyra e Presidentit nga pikepamja kushtetuese eshte qe te zbatoje me rigorozitet te gjitha detyrimet kushtetuese per zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese cka do te thote qe me ligj percaktohen te gjitha detyrimet qe duhet te kene kandidatet qe te kene mundesi qe te aplikojne per te kandiduar ne keto dy gjykata te rendesishme. Perderisa institucioni i Presidentit ka qene ne respekt te plote te parametrave te kandidaturave dhe sot keto kandidatura jane ne Parlament i takon Parlamentit qe te mbaje qendrimin per kandidaturat. Pra gjerat ne demokraci jane te ndara. Sipas Kushtetutes se Shqiperise institucionet operojne por kane edhe te drejtat e tyre dhe detyrimet e tyre. Sa kohe keto kandidatura jane ne Parlament patjeter qe i takon vullnetit te deputeteve qe te shprehen po ose jo.
Do te kandidoni serish ne mandatin e dyte
Atehere per kete po jap nje pergjigje disi me te gjate. Nje nga romanet e mi te preferuar ne moshen e gjimnazit ka qene romani Bankieri i autorit te njohur Lesli Uoller i cili ne nje moment duke iu referuar marredhenieve qe krijohen ne kapitalizem sidomos me problemet e kapitalit financiar thoshte perse vuan njeriu ne kapitalizem dhe u referohet dy momenteve. Se pari - thoshte ai -njeriu vuan per nxjerrjen e sekretit sepse konsiderohet i rendesishem sekreti profesional ne nje biznes ne nje investim dhe e dyta kishte te bente me mungesen e parashikimit. Nisur nga konteksti i pyetjes tuaj dhe duke dashur qe te mos gaboj se pari nuk ka arsye qe une sot te nxjerr ne publik asgje perderisa tani jam ne detyre. E dyta deshiroj qe cdo hap ta bej me shume kujdes sepse ju e dini qe aftesia per te parashikuar eshte mundesia per te pasur sukses. Keshtu qe nga kjo pikepamje une jam ende ne detyre. Nuk deshiroj te bej plane afatgjata. Deshiroj qe te mbyll me nder kete detyre qe eshte karrigia me e larte e shtetit sikurse eshte Presidenti i Republikes.

Seladin Xhezairi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›