PD: Rama mashtron për numrin e universiteteve
TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur sot poshtë deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama në lidhje me numrin e Universiteteve në vendin tonë dhe vendet e Europës.
Rama deklaroi se, "Shqipëria ka 100 universitete kioska dhe piramida, ndërkohë që unë sapo kthehem nga Danimarka ku pashë që kishte vetëm 6 universitete, ndërsa po kaq ka edhe Gjermania".
“A mendon me të vërtetë Rama se njerëzit besojnë çdo broçkull që nxjerr nga goja, kur një kërkim i thjeshtë në Google nxjerr në pah sajesat e tij nga salloni mavi? Nëse Edi Rama nuk thotë të vertetën mbi numrin e universiteteve, si mund t'i besojmë të thotë të vërtetën për çfarë do lloj gjëje tjetër?”, thuhet në deklaratën e PD-së, të publikuar në "Facebook".
Sipas PD, “në Danimarkë janë mbi 40 universitete që japin diploma në nivele të ndryshme universitare. Ndërkohë që Gjermania ka mbi 400 universitete dhe intitucione që japin diploma të larta, master, doktoratura dhe tituj profesorësh”.
“Rama është thjesht një mashtrues me këdo e për gjithçka. Edhe genjen për gjithçka edhe nuk merr mundimin të shohë nëse gënjeshtrat i dalin të trasha”, vijon deklarata e PD.
(m.a/ata/BalkanWeb)