Goditet me grusht kryeministri italian Silvio Berluskoni
Pasi mbaroi fjalimin e tij, kryeministri italian Bersluskoni pavarësisht truprojave të shumtë u godit nga një i panjohur me grusht duke u gjakosur në gojë e hundë.
Menjëherë pas incidentit Berslukoni u dërgua në një spital në Milano për të marrë ndihmën e parë. Doktori Alberto Zangrilo tha për mediat se kryeministri italian ka thyerje në hundë dhe se i është qepur buza e poshtme.
Ndërkohë policia italiane ka arrestuar menjëherë agresorin, Masimo Tartalja, 42 vjeç.
Doktor Zangrilo tha se Berluskoni duhet të pushojë 20 ditë, ndërkohë që shtoi se kreyministri Italian ishte “shumë i tronditur, i habitur dhe i mërzitur” lidhur me ngjarjen.