E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama në Kosovë i pavotëbesuar, na përfaqësoi si "Sudja"

TIRANË- Partia Demokratike ka sulmuar vizitën zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë.

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gent Strazimiri nëpërmjet një postimi në ’Facebook”, akuzon Ramën se kreu vizitën e parë të tij si kryeministër i pavotëbesuar.

"Sot ne Kosove na ka perfaqesuar "Sudja"... Ka zgjedhur ta filloje pikerisht ne Kosove, i pavotebesuar nga parlamenti, e kur se bashku me "ekipin" I ngjajne nje kioske pa leje, ne pritje te letrave te legalizimit!!! Ndoshta prandaj per here te pare Kosova pret "Kryeministrin e Shqiperise" me nje salle parlamenti te boshatisur... Nje gje eshte e qarte qe sot: kete "rekord popullariteti" do e mbaje ne jete te jeteve, se s' ka burre t'ia thyej...?”, shrkuan Strazimiri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›