Afganistan, sulmohet konsullata SHBA në Herat
Talebanët në Afganistan kanë sulmuar konsullatën amerikane në qytetin perëndimor të Heratit dhe sipas rrjetit britanik BBC, një numër i pacaktuar policesh afgane kane mbetur te vrare e te plagosur gjate luftimeve.
Mësohet se një kryengritës taleban ka hedhur një bombë jashtë ndërtesës së konsullatës amerikane në Herat. Ky është sulmi më i fundit në një seri incidentesh të tilla përpara tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani në vitin 2014.
Një zëdhënës i ushtrisë Afgane bëri të ditur se nga sulmi u dëmtua muri mbrojtës i konsullatës amerikane, duke u mundësuar talebanëve që të shkelnin perimetrin dhe më pas të qëllonin me armë drejt ndërtesës. Sipas zyrtareve të NATO-s, të gjithë sulmuesit talebanë mbetën të vrarë në këtë incident nga forcat e sigurisë.
(e.m/News24/BalkanWeb)