E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shqiptar e një grek kapen me drogë. Mbanin shpatë e shtizë

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia e Halkidës, të akuzuar për trafik dhe shitje droge. 

Shqiptari i arrestuar është i moshës 50 vjeç ndërsa bashkë me të është kapur edhe një 25 vjeçar. 

Të dy të arrestuarit tregtonin drogë në zona të ndryshme të Halkidës me taksinë që drejtonte shqiptari. 

Policët kanë mbetur të habitur kur gjatë kontrollit gjetën veç 1.5 kg drogë të papërpunuar, edhe një shpatë me gjatësi 70 cm dhe një shtizë 12 cm. Policia sekuestroi këto objekte si dhe taksinë që përdorej për transportimin e drogës. 

Shqiptari dhe greku i arrestuar u dërguan në prokurorinë e Halikidës dhe policia po heton për të gjetur lidhje të tjera të tyre. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›