E Diel, 1 Nëntor 2026

Fsheh drogen ne lavatrice, policia zbulon 800 grame heroine

PESKARA - Nje shqiptar eshte vene ne pranga pasi eshte kapur me nje sasi te konsiderueshme lende narkotike. Policia italiane ka bere te ditur se, eshte arrestuar Fatjon Pashaj, pasi gjate nje kontrolli i eshte gjetur dhe droga. Ai kishte menduar te fshihte rreth 800 grame heroine te paster ne lavatrice, por eshte zbuluar nga uniformat blu. Sipas te dhenave, behet fjale per shqiptarin Fatjon Pashaj, 24 vjec, i njohur nga forcat policore italiane, pasi kishte disa precedente penale. Operacioni nga policia eshte bere pak dite me pare. Te shtunen ne mbremje, karabinieret italiane kane arrestuar shqiptarin, pas nje operacioni blic qe eshte bere ne shtepine e narkotrafikantit shqiptar. I riu, qe duhet te pergjigjet per akuzen "per zoterim substancash narkotike me qellim trafikimi", ishte arrestuar dhe ne muajin prill, ne kuadrin e nje operacioni te trafikut te droges ne Peskara. Por me pas ishte lene i lire pasi nuk kishte pasur prova te mjaftueshme ndaj tij.

Shqiptari ishte vene prej disa ditesh nen pergjim dhe me shume veshtiresi eshte arritur te zbulohet vendi ku ai banonte. 24-vjecari pasi eshte ndaluar nga policia, eshte treguar shume i qete, i bindur se droga nuk do te gjendej. Por policia ka shkuar ne banesen e tij, ku ka nisur kontrollet. Karabinieret kane gjetur nje pako me gjysme kg heroine te paster brenda ne lavatrice, ne mes te rrobave te pista, se bashku me dy paketa te tjera ku ndodheshin me shume se 250 grame heroine. Gjate kontrollit karabinieret kane gjetur dhe 5.500 euro. Pashaj tashme eshte i mbyllur ne burgun e Barit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›