Meta, Bregut te Komisioni i Integrimit: Ështe cenuar pavaresia e institucioneve
Deputetet pranojne "deshtimin" ne perfundimin e reformes ne drejtesi e gjyqesor. Gjate diskutimit dhe analizimit te Raport Progresit te Komisionit te Evropes ne Komisionin e Integrimit, anetaret por dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, vune ne dukje faktin se reforma ne drejtesi dhe gjyqesor jane madhore dhe duhen bere me konsensus. Kryetari i komisionit, Ilir Meta u ankua se me ndryshimet e fundit ligjore, sistemi i drejtesise, ne menyre te vecante dhe ai ne gjyqesor cenojne pavaresine e institucioneve. Ne keto kushte, Meta kerkoi pergjigje nga ministrja Bregu, se si i lexon qeveria verejtjet e raportit, pasi reflektime nuk ka. Kreu i komisionit u ankua dhe ndaj praktikave te hartimit te projektligjit per Prokurorine e Pergjithshme, po pa mundur te marre sqarime te detajuara nga Bregu. "Qeveria nuk ka nje vizion te qarte dhe strategji te gjere per arritjen e reformave, pavaresisht te ndonje ligji te miratuar", tha Meta. E vene ne shenjestren e opozites, Bregu pranoi se sistemi gjyqesor dhe ai ne drejtesi, jane reforma madhore qe duhet te realizohen me konsensus. Pa hyre ne detaje, ministrja pranoi se buxheti per gjyqesorin per vitin e ardhshem eshte i pa mjaftueshem. Por sipas saj, per cdo vit, buxheti pothuajse nuk mjafton per asnje institucion. "Buxheti nuk mjafton asnjehere per askend. Askush nuk mund te thote se jam i kenaqur", theksoi Bregu, duke nenvizuar se ka pasur arritje. Debatet vijuan, pasi deputetet e opozites, u ndalen tek cenimi i lirise se medias, korrupsioni ne rritje dhe niveli i ulet ne zbatimin e vendimeve. Kritika qe sipas tyre, te gjitha u theksuan ne Raport Progresin te Komisionit Evropian per Shqiperine. R.R
Shqetesimet
Anetaret e Komisionit te Integrimit rihapen dje debatet per projektligjin per Prokurorine e Pergjithshme, si nje projekt qe nuk po diskutohet gjeresisht me grupet e interesit. Duke shfrytezuar raportimin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu, deputetet u ankuan dhe per korrupsionin e larte dhe cenimin e pavaresise.
Shqetesimet
Anetaret e Komisionit te Integrimit rihapen dje debatet per projektligjin per Prokurorine e Pergjithshme, si nje projekt qe nuk po diskutohet gjeresisht me grupet e interesit. Duke shfrytezuar raportimin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu, deputetet u ankuan dhe per korrupsionin e larte dhe cenimin e pavaresise.