E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, nje relike e se shkuares

"Edvin Kristaq Kriza, apo Edvin 2K nisi turin e ri te krizes, ne te cilin nga mengjesi deri ne darke ai shfaq krizen e tij te thelle shpirterore dhe dramen e madhe psikologjike, pasi nuk e sheroi dot me ndryshimin e statutit sipas te cilit kryetari i partise, nuk iken kur humbet zgjedhjet, perpiqet ta shnderroje ne krize imagjinare per Shqiperine dhe shoqerine shqiptare". Kjo ka qene deklarata e bere dje nga zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, e cila duke iu drejtuar kryesocialistit tha se ne krize nuk eshte nje vend qe zhvillon zgjedhjet me te mira ne historine e tij, por eshte ai qe kishte vendosur ne statutin e partise se tij, se kryetari qe humbet zgjedhjet duhet te largohet nga partia, nderkohe qe tani detyrohet ta "lepije" kete pa u skuqur fare. Sipas demokrateve, ne krize nuk eshte nje vend qe ne 16 nentor, votebesohet nga 27 ministrat e BE per te celur rrugen e statusit te kandidatit por eshte kreu socialist, qe per te penguar kete vend bojkoton Parlamentin per muaj te tere. Me tej, zedhenesja e PD tha se ne krize nuk eshte nje vend qe merr Pyetesorin e Komisionit Evropian dhe e dorezon ate me dinjitet te plote, pas 3 muajsh ne Bruksel, por eshte ai dhe grupi i bllokmeneve te rinj qe pasi i futi ne Parlament, i detyroi te qendrojne jashte tij duke besuar, se me dhune dhe force do vije ne pushtet. "Ne krize nuk eshte nje vend qe ne kulmin e cunamit ekonomik boteror realizon nje rritje prej 3.5%, realizon rritjen me te madhe te rrogave dhe pensioneve, realizon nje prodhim te eksporteve te vendit qe nga 11 miliarde qe ishin ne 5 mujorin e pare te vitit te kaluar ne 30 miliarde ne 5 mujorin e pare te ketij viti", tha Mehilli, duke iu drejtuar kryetarit te Partise Socialiste. Gjithashtu, ajo tha se ne krize eshte kryesocialisti dhe bllokmenet e tij te rinj, qe s'dine ku te fshehin pasurite e grabitura e plackitura duke shfrytezuar barbarisht pushtetin qe mbajne. Sipas saj, "ne krize nuk eshte nje vend per te cilin Komisioni Evropian vendos heqjen e vizave por ne krize eshte Edvin 2K dhe bllokmenet e rinj, qe per te bllokuar kete proces u vendosen per 19 dite rresht cadrat ne bulevardin kryesor te Tiranes, ne nje te ashtuquajtur greve te braktisur nga shqiptaret dhe e gjithe bota, si dhe e mbeshtetur vetem nga diktatori i fundit i shqiptareve, Ramiz Alia". "Partia Demokratike fton shqiptaret qe trillimet e mashtrimet e Edvin Kristaq Krizes dhe grupit te bllokmeneve te rinj, ta percmojne si nje relike te nje te shkuare qe s'kthehet me". drejtoi thirrjen qytetareve, zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli. Reagimi i demokrateve vjen pas nisjes se nje turi te ri te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili pervec falenderimit qe u ben personave qe kane mbeshtetur greven e urise se PS dhe protestat, thekson se vendi eshte ne krize dhe vetem me hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit kjo situate mund te permiresohet. D.Dedej

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›