E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Vizat brenda vitit, PS te kontribuoje te pakten ne fund te procesit

Zv/Kryeministri, njeheresh minister i Jashtem, Ilir Meta, ne nje Interviste per emisionin "LOG" ne TVSH, ka shprehur qendrimin e tij per liberalizimin e vizave brenda vitit, vonesen e PS dhe aksionin e saj te deshtuar kunder vizave. Njeheresh ka folur dhe per marredheniet ne qeverisje, me Nanon, me Ramen por dhe me grupin e LMN brenda socialisteve.
Samiti i Sarajeves u cilesua i suksesshem, por nuk munguan dhe kritikat ne median nderkombetare ne perfundim te tij, per faktin se ne te nuk u caktuan data?
Nuk besoj se ka qene kompetenca e ketij Takimi te Nivelit te Larte te Sarajeves, per te dhene data te caktuara. Tashme eshte bere e qarte, se perspektiva e Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i ardhshem do te vazhdoje me Ballkanin Perendimor dhe normalisht pritet qe vendi i pare qe do te avancohet eshte Kroacia, i cili eshte me nje stad me te larte se vendet e tjera ne permbushjen e kritereve. Megjithate, eshte heret per dhene data, sidomos per vende te tjera sepse ate gjitha jane ne faza te ndryshme te procesit. Kam degjuar, per shembull se perse nuk u dhane data per ceshtjen e vizave. Por natyrisht ky eshte nje zhgenjim i atyre qe nuk e kane te qarte se nuk eshte ceshtja ne rastin e vizave e nje elementi te tille politik sic ishte samiti, per te dhene afate per vizat. Ne kete rast funksionojne tre institucione; Komisioni qe ka dhene propozimin dhe qe mbeshtet fuqishem kete proces, me pas eshte Parlamenti Evropian, eshte dhe Keshilli i vendeve anetare. Pra eshte tjeter aspekti procedural dhe ligjor dhe eshte tjeter aspekti politik. Ne kete drejtim Samiti ishte shume i rendesishem, per mendimin tim, pasi ne menyre te posacme i kushton vemendje Ballkanit Perendimor ne nje periudhe krize. Eshte nje krize e pergjithshme, globale, ekonomike, financiare. Natyrisht po te shohim zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme, apo ceshtje te mprehta nderkombetare, Koreja e Veriut, ceshtjet qe kane te bejne me Iranin, per te mos permendur ceshtje te tjera te nxehta. Pra eshte nje periudhe ku vertete behet nje sforco per te risjelle ne vemendje rendesine qe ka forcimi i metejshem i stabilitetit ne Ballkanin Perendimor, per pershpejtimin e procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian, per nje pershpejtim te bashkepunimit rajonal, si nje elemente kyc qe pershpejton integrimin dhe zgjidhje te ceshtjeve te ndryshme bilaterale te mbetura, qe eshte nje kusht per cdo vend perpara se te behet anetar i Bashkimit Evropian. Ne kete drejtim une mendoj se nje ishte nje samit i suksesshem sepse dhe mund te mos realizohej ne kushtet e ngjarjeve te diteve e fundit. Per sa i perket vizave, s'do te kete kushte nga BE? Pra situata politike s'do te ndikoje?
Nuk e besoj, per arsye se i gjithe ky proces eshte i ndertuar mbi nje udherrefyes konkret, i cili permban kushte teknike, te ndara ne kater blloqe. Ky proces ka nisur para dy vitesh dhe eshte bere publik nga zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini. Dhe eshte nje proces qe u vjen ne ndihme vendeve, qe donin kete levizje te lire te qytetareve me Bashkimin Evropian, qe te dinin ku do te perqendronin energjite e tyre dhe se cfare do te duhej te plotesonin konkretisht. Gjithe ky proces eshte i bazuar mbi parimin e te qenit strikt mbi realizimin e kritereve teknike. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha ne nje kohe rekord. Jane tre ceshtje qe jane ne vazhdim dhe qe pas asnje diskutim do te perfundojne ne javet e ardhshme. Ky eshte angazhimi i qeverise, por eshte dhe propozim i Komisionit. Vet fakti qe Komisioni bene nje propozim pozitiv tregon se jane te gjithe kushtet e mundshme, dhe ne te vertete besoj se do te ecet sipas procedurave te vendeve te tjera. Procesi eshte teknik pavaresisht zhvillimet politike ne Shqiperi, ne Bosnje apo ne vende te tjera. Por kjo nuk do te thote se situata politike duhet te jete kjo qe eshte
Kemi pasur akuza nga PS, se kjo qeveri e ka vonuar kete proces?
Keto jane akuza krejtesisht politike dhe te pasinqerta. E permenda dhe pak me pare qe procesi i liberalizimit te vizave dhe udherrefyesi konkret, pra manuali i te gjitha kushteve teknike dhe ligjore qe duhen plotesuar eshte shpallur vetem dy vite me pare. Nje vit me pare, Komisioni ka bere propozim per te tre vendet e tjera dhe ne kemi qene ne periudhe fushate, te gjithe e kane pasur te qarte se Shqiperia nuk mund te merrte vizat me vendet e tjera. Pse? Jo vetem per shkak te nje prapambetje historike administrative, por sepse ne ate kohe Shqiperia nuk kishte asnje pasaporte biometrike te prodhuar. Sepse ne ate kohe para zgjedhjeve gjithe vemendje u perqendrua te dokumentet e identitetit, si nje kusht i domosdoshem per te legjitimuar zgjedhjet. Kjo ishte dhe kerkese e gjithe opozites te asaj kohe. Natyrisht nuk kishte sesi te behej nje rekomandim i tille kur dihej se mes shume e shume kushteve qe duheshin plotesuar, nje kusht themelor qe qytetaret shqiptare te udhetojne ne zonen Shengen, eshte qe patjeter duhet te kene nje pasaporte biometrike.
Keshtu qe mendoj se kjo eshte nje akuze qe nuk qendron. Mua me vjen keq se ky eshte nje proces qe u perket te gjithe shqiptareve, nuk kane rendesi se per ke kane votuar, apo nuk kane shkuar fare ne votime. Pra eshte nje proces madhor, eshte nje interes i madh. Nuk ka asnje popull tjeter ne rajonin tone ate interes dhe ate etje qe kane shqiptaret per kete ceshtje, e cila nuk ka te beje vetem me levizjen e lire, por eshte nje ceshtje dinjiteti. Kemi qene vendi me i izoluar. Kemi qene nje vend ku ishte nje ngjarje e jashtezakonshme kur nje njeri shkonte jashte shtetit. Nderkohe qe gjithe vendet e tjera, te cilat jane ende ne kete proces, apo vendet qe e fituan, jane vende qe 20 vite me pare leviznin ne menyre te lire ne te gjithe Evropen. Ndaj opozita duhet te kishte dhene kontributin e saj gjate kesaj kohe. Jane miratuar disa ligje, jane miratuar gjithe ato strategji, gjithe ato plane pune. Jane bere investime te jashtezakonshme te papara, jo vetem per sa i takon pasaportave biometrike, por investime te jashtezakonshme per sa i takon luftes kunder krimit te organizuar. Te jashtezakonshme per sa i takon kontrollin e kufirit, menaxhimin e integruar te tij dhe natyrisht qe ne te gjithe kete proces opozita vetem se ka akuzuar qeverine, per gjera qe nuk kane nje sens te vertete te realizmit dhe nuk kane marre pergjegjesine per te kontribuar ne menyre pozitive, megjithate, jemi ende ne proces, pavaresisht se ai eshte pothuajse i mbyllur. Ne po shpresojme qe opozita te jete pjese e ketij procesi, te pakten tani ne etapen e fundit. Une kam pasur besim qe ne fillim se do te realizoheshin qellimet e vena dhe jam i bindur se brenda ketij viti, te gjithe qytetaret shqiptare, natyrisht ata qe do te kene pasaportat e reja biometrike, te gjitha ata do te kene mundesine qe brenda fundit te ketij viti te levizin ne hapesiren Shengen.
A besoni se brenda ketij viti, do te kemi edhe nje pergjigje pozitive lidhur me marrjen e statusit kandidat?
Besoj se percaktuese do te jene ato qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve qe kerkon nje status i tille nga ana e Komisionit Evropian. Dua te them se deri tani procesi i integrimit ka ecur plotesisht sipas kalendarit qe ka pasur qeveria qe me krijimin e saj. Edhe procesi i liberalizimit te vizave, por dhe procesi qe ka te beje me aplikimin e vendit me marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne dhjetor erdhi Pyetesori, pas vendimit te marre nga Ministrat e Jashtem te BE per te ecur perpara me aplikimin e Shqiperise, te bere ne prillin e vitit te kaluar dhe me duhet te theksoje se ky vendim u mor pas kerkeses qe kishte bere Shqiperia per tu bere vend anetar i BE dhe pas qendrimit qe u more se kjo kerkese do te shqyrtohej menjehere pas raportit final te OSBE/ODIHR. Ky ishte nje lloj kushti per te ecur perpara me aplikimin dhe pikerisht pas ketij raporti qe u publikua ne shtator, ne nentor u morr ky vendim. U paraqit Pyetesori nga ana e Komisionit Evropian dhe eshte bere nje pune e jashtezakonshme per muaj te tere, deri ne prill te ketij viti, ku u paraqit pergjigja e te gjithe pyetjeve te Pyetesorit nga ana e kryeministrit Berisha te Komisioneri i Zgjerimit z. Fule. Njekohesisht gjate kesaj kohe, komisioni ka sjelle disa pyetje shtese, te cilat jane normale dhe kane ndodhur ne procesin e cdo vendi. Ky eshte nje komunikim i vazhdueshem dhe do te thosha se jane me pak sesa normalisht me vendet e tjera. Edhe per keto angazhimi ka qene maksimal. I gjithe ky bashkepunim po ecen ne menyre shume te mire me Komisionin Evropian. Nuk ka asnje arsye qe te mos kemi nje vendim pozitiv nga ana e KE. Natyrisht qe ne kete rast nje kerkese, sepse ky proces nuk eshte vetem i natyres teknike si vizat, eshte dhe ajo qe ka te beje me situaten politike, si nje nga kriteret kryesore. Ne kete pike une deshiroje qe t'u beje apel te gjitheve, vecanerisht opozites, qe te kontribuoje pozitivisht sepse integrimi ne BE eshte nje qellim kombetar per gjithe qytetaret shqiptare. Ne kete plan, cilido qe per arsye te ngushta nuk do qe te investoje pozitivisht, nuk duhet te shpresoje se mund te fitoje kredo politike, duke demtuar nje proces, i cili po ecen me ritme akoma me te shpejta.
Javet e fundit kemi pasur nje fluks arrestimesh. Si i shikoni keto?
Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte nje prioritet kyc qe ka te beje me vet forcimin e shtetit te se drejtes, qe do te thote me shume siguri dhe nje beteje e vazhdueshme per te krijuar nje ambient sa me te sigurt per klimen e biznesit vendas dhe te huaj eshte nje sfide qe ka te beje ne nje rezultat final me permiresimin e metejshem te jetes se vet shqiptareve. Mendoj se vullneti ka qene shume i qarte, ka pasur zhvillime teper pozitive. Te mos harrojme ligjin "Antimafia". Eshte nje ligj shume i rendesishem i vleresuare dhe nga partneret tane nderkombetare. Ka qene dhe nje angazhim ne kuader te liberalizimit te vizave sepse synon, jo thjeshte te ndeshkoje elementet kriminal, por te shkaterroje bazen ekonomike te aktiviteteve kriminale, qe do te thote ta godasim krimin, jo thjeshte ne protagonistet e tij. Po keshtu, strategjia per luften kunder krimit te organizuar dhe plani veprimit per luften kunder korrupsionit eshte shoqeruar me rezultate dhe goditje konkrete. Kjo tregon ndergjegjesimin se ky eshte nje prioritet shume i rendesishem. Nje prioritet i theksuar ne menyre te qarte edhe ne deklaraten finale te Samitit te Sarajeves, pasi nje nga shqetesimet e vendeve anetare dhe sidomos per qytetaret te ketyre vendeve te BE lidhur me zgjerimin dhe anetaresimin e vendeve te tjera, ka te beje me ceshtje qe vijne nga krimi i organizuar. Ne lidhje me kete, sinqerisht kur kam pare ne lajme vrasjen ne nje nga gjykatat e Brukselit, fillimisht u lancua lajmi sikur vrasja ishte bere nga nje shqiptar, gje qe nuk ishte e vertete sepse u pergenjeshtrua, por fillimisht u anoncua lajmi si i tille dhe kuptohet se cfare pasojash sjelle nje akt kriminal i nje njeriu te papergjegjshem, per imazhin e nje vendi. Mund te besh nje pune te jashtezakonshme, por dihet qe dhe fuqia e mediave eshte e jashtezakonshme.
Z. Meta a keni ju nuanca apo diferenca brenda mazhorances, mbi menyren sesi duhet zgjidhur ngerci politik konkretit per fletet e votimit dhe nenin 178?
Ne kemi qene ne sinkron te vazhdueshem ne pergjithesi, me lidershipit te Partise Demokratike lidhur me kete ceshtje. Une kam vene re personalisht, se kryeministri Berisha ka pasur vullnet pozitiv per te trajtuar me konstruktivitet pretendimet e PS, per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit duke pranuar idene e nje komisioni hetimor parlamentar. Jo vetem kaq, por vazhdimisht ka hedhur hapa te reja, si pershembull duke pranuar shumicen ne komision, edhe pse shumica i takon mazhorances. Ka pranuar qe kryetari i ketij komisioni ti lihej opozites edhe pse normalisht do i takonte mazhorances. Nga ana tjeter per fat te keq nuk kemi pasur kerkese per dialog, por praktikisht kemi pasur nje lloj ultimatumi, qe edhe pse shpesh ambalazhohet me fjalen dialog eshte nje ultimatum, "ose kete gje, ose nuk ka". Meqe permendet nenin 178 pika 6 qe ka te beje me administrimin e fleteve te votimit pasi ka perfunduar procesi. Une se kam ditur, por tani e kam mesuar permendesh. Fakti qe kryetari i PS thote qe nuk jam dakord qe te zbatohet ai nen, tregon qe permbajtja e tij eshte ne kundershtim me kerkesen qe z. Rama mund ta quante si kompromis. Mendoj se eshte e gabuar dhe e papranueshme, per arsye se Kodi Zgjedhor eshte shkruar nga dy duar, nga dora e Edi Rames dhe Sali Berishes.
Ju nuk e keni votuar?
Sigurisht. Eshte nje kod qe eshte votuar nga te dy palet kryesore. Ai flet qarte ne menyre eksplicite, qe hapen te gjitha kutite e votimit, qe do te thote ato ku votojne qytetaret dhe ato qe kane te bejne me materialet zgjedhore dhe kundra-fletet e votimit dhe cdo kundra-flet eshte e lidhur me fleten perkatese qe ka hedhur qytetari ne kutite e votimit. Dhe pasi i njejti nen qe eshte nje nen integral bene te qarte se hapja behet sipas nje procedure qe e cakton komisioni dhe aty mund te kish nje kompromis. Por neni thote hapje te pergjithshme nuk le asnje keqkuptim dhe pasi procesverbalet shkojne ne Arkivin e Shtetit te gjitha fletet dhe kundra-fletet digjen ne mbikeqyrjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Eshte e qarte se sesi funksion kjo gje, sepse eshte e pamundur te behet nje ndarje nga ana praktike, sepse nese KQZ-ja eshte e detyruar t'i hapi te gjitha jo nuk do te hapi vetem ato qe kane materialet, por do te hapi dhe ato qe kane fletet. Se dyti do te kishte dhe nje problem praktik, sepse nese do te shkonin disa nga materialet qe jane ne kutite qe do hapen detyrimisht per t'u cuar ne arkivin e shtetit, nje pjese e te cilave mund te zgjidhej me short per tu hetuar nga Komisioni Hetimor dhe askush nuk ka asnje kundershtim se kjo eshte dicka e ligjshme se jane dokumente qe merren nga arkivi i shtetit, por te mos harrojme se kunder-fletet do te mbeteshin ne kutite e hapura dhe kunder-fletet dhe fletet jane te lidhura ne menyre automatike. Ata qe thone se nuk e pranojne kete nen bejne gabim te madh, sepse shteti funksionon ne baze te zbatimit te ligjit, aq me teper kur kete nen e ke bere vet. Nderkohe kjo nuk eshte nje gje e domosdoshme per hapjen e fleteve te votimit, sepse eshte bere e qarte se per kete ceshtje, madje eshte propozuar prej kohesh qe ne muajin shkurt nga delegacioni i Asamblese se KE ne takimin ne Presidence me z. Berisha dhe z. Rama, se menyra me e mire per t'u dhene zgjidhje shqetesimeve te z. Rama, i cili njekohesisht pretendon se hapja e fleteve te votimit dhe rinumerimi i tyre eshte nje e drejte qe ia garanton Kushtetua, ka nje mundesi per ta kaluar kete kerkese ne Gjykaten Kushtetuese dhe me pas ne Komisionin e Venecias, gje qe eshte pranuar nga z. Berisha si nje kompromis dhe nje garanci me shume per opoziten. Te jeni te sigurt se nese kjo kerkese do te ishte bere deri ne shkurt, sot do te kishte ardhur nje pergjigje nga Komisioni i Venecias dhe kjo ceshtje do te ishte zgjidhur. Pra do te kishte nje pergjigje per pretendimin e opozites.
Tani palet jane ne nje dialog pas darkes ne Strasburg. Keni ndonje ndjeni se cfare eshte arritur?
Nuk mund te them asgje te vecante. Por ne rast se do te evidentoja nje aspekt te pyetjes tuaj se cila eshte e vecanta e LSI-se, mund te them se ne gjithe kete proces ne jemi perpjekur per te nxitur nje vullnet pozitiv konstruktiv ne menyre qe edhe transparenca te behet maksimalisht, por edhe vendi te mos cenohet sepse kemi te bejme me nje aspekt shume te rendesishem qe ka te beje me faktin qe ky vend do te drejtohet mbi baze te Kushtetutes dhe te ligjit, te cilat jane te barabarta per te gjithe, apo duhet te drejtohet mbi baze te precedentit. Nese do te pranohej nje precedent per arsye te nje kompromisi te caktuar politik, i bie qe neser nje pakice tjeter te beje te njejten gje, te ece ne politiken e bllokimit te institucioneve ne menyre qe te imponoje zgjidhje ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Kushtetuten dhe keshtu me radhe. Dhe do ta kalojme nga nje zhvillim normal evropian, ne nje zhvillim qe do te na conte ne drejtime te panjohura dhe te gabuara. Degjojme se meqe Kushtetua eshte shkelur disa here pse te mos shkelet serish. Nuk eshte argument, perkundrazi, ky eshte kunder argument.
Ka zera qe ju fajesojne juve per kete krize?
Logjika qe pse beri LSI-ja koalicion me PD, dhe kjo nuk eshte gje e mire sepse nuk na intereson ne, se do te ishte mire qe te bente koalicion PS me PD?!! Mendoj se keto jane logjika interesi, nuk jane logjika politike.
A vazhdoni te bashkepunoni me z. Nano?
Nuk eshte ceshtje bashkepunimi, eshte me shume do te thosha, ceshtje e nje respekti per nje te kaluar te perbashket, e cila ka pasur aspektet e saj pozitive, ka pasur dhe problemet e veta, por natyrisht njerezit shikojne perpara dhe perpiqen te perforcojne sa me shume elementet pozitiv dhe te bashkepunimit.
Ka nje grup te pakenaqurish ne radhet e Partise Socialiste, flas edhe per deputete. A eshte e gatshme LSI-ja t'i pranoje si pjese te saj ata?
Qellimi yne nuk ka te beje me perpjekjen per t'i marre PS anetare, deputete apo perfaqesues te ndryshem, sepse nuk besojme se suksesi i LSI-se do te varet nga levizje te tilla. Perkundrazi, une besoj se suksesi i LSI-se do te varet nga angazhimi i saj ne drejtim te nje qeverisje e cila prodhon rezultate ne interes te vendit dhe te qytetareve shqiptare.
Ka nje debat kohet e fundit per menyren sesi duhen votuar kandidaturat e Presidentit. Cili eshte qendrimi i LSI-se?
Nuk kemi ndonje qendrim te percaktuar ende. Ky eshte nje debat qe eshte hapur para pak ditesh dhe une kam qene ne Sarajeve. Mendoj se rendesishme eshte qe te kete nje harmoni sa me te mire midis dy institucioneve qe jane percaktues sipas Kushtetutes per Gjykaten Kushtetuese. Ajo qe eshte e rendesishme mendoj se ka te beje me njohjen e kandidatit nga Parlamenti para se te behet votimi. PD ne rastin e kandidatures qe nuk u votua, shprehu rezervat e saj per arsye politike. Natyrisht ne rast se ka bere nje veprim te mire ajo merre vleresime, ne rast se jo opinioni publik e ndeshkon e gjykon ndryshe. LSI ka qene kunder ligjit te lustracionit, i cili nje ligj qe nuk funksionin per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe rekomandimit te Komisionit te Venecias. Sigurisht PD-ja ka pasur nje qendrim tjeter duke qene nje force e djathte me ngarkesa me te theksuara ndaj komunizmit dhe individeve te caktuara ne ate periudhe. Qendrimi yne eshte shume fleksibel sepse e tille eshte koha. Une mendoj se keto ligje duhet te ishin bere qe ne vitet 1990.
Si e gjykoni debatin per shtepine e deputetit te PS-se, Dashamir Peza. Ju si e gjykoni kete debat?
Mendoj se ndaj kesaj ngjarje ne teresi ka nje reflektim te thelle te lideshipit te PD-se. Kjo eshte nje gje pozitive, per sa i takon edhe Konferences se Pezes sepse pergjithesisht niveli i perfaqesimit te PD ne festimet e Konferences se Pezes, ka qene ne nivelin e perfaqesimit te Prefektit te Tiranes. Kjo eshte nje gje pozitive. Konferenca e Pezes eshte nje nga ngjarjet me te medha te popullit shqiptare. Per mendimin tim eshte ngjarja me e madhe gjate periudhes se okupimit antifashiste, eshte nje sa patriotike edhe demokratike.
Eshte ngjarje e madhe dhe duhet te perkujtohet diku. Gjate ngjarjes qe me pyesni nuk kam qene ketu. Z. Luan Rama ka bere nje prononcim ne emer te LSI-se. Une kam qene ne Sarajeve, me pas kam folur me ministrin e Brendshem, sepse shqetesimi kryesor ka qene prezenca e policise rreth shtepise dhe qe ka qene dicka e tepruar duke qene se aty jeton nje deputet dhe kjo nuk eshte ceshtje qe mund te zgjidhjet ne nje menyre te tille, duke qene arrogant. Kemi te bejme me nje teprim, natyrisht kjo nuk ka arsye politike. Te pakten mesa kam folur me ministrine e Brendshem, ka qene nje vendim i qeverise dhe perfaqesuesi i Ministrise se Kultures ka vleresuar se duhej te procedohej ne kete menyre. Per fat te mire nuk ka pasur tension te metejshem, sepse une mendoj se kjo ceshtje zgjidhet me dialog. Sepse une mendoj se z. Peza eshte i interesuar per te kontribuar ne perkujtimin e kesaj ngjarje te madhe, duke qene se i takon asaj familje mikpritja e te gjithe patrioteve.
Pellumbi ka thene se Rama, nuk mund te jete me kryetar bashkie dhe partie. A mund te jeni ju, kandidat per bashkine e Tiranes?
Kete gje per here te pare po e degjoj nga ju. Ndersa per vleresimin qe eshte thene nga z. Pellumbi per z. Rama, kjo eshte nje ceshtje e brendshme e PS. Eshte nje zgjedhje e z. Rama nese do te kandidoje apo jo. Ky nuk eshte nje element i rendesishem, as per mua dhe as per mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›