"Shqiperia ne NATO, udherrefyesi per reformat"
Plani i veprimit per anetaresim ne NATO, u kthye ne udherrefyes te vertete dhe u be nje motiv madhor per qeverine per te punuar me perkushtim te madh, ne te gjitha aspektet e reformave, ne menyre qe ta meritonte ate. Kjo eshte deklarata e bere nga kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, gjate fjales pershendetese te mbajtur ne takimin e 27-te nderkombetar "Siguria globale, sfidat ne rritje", ne Berlin. Ne fjalen e tij, kryeministri trajtoi perpjekjet e Shqiperise per anetaresimin ne NATO, ceshtje te rendesishme te sigurise dhe bashkepunimit rajonal. "Qeveria shqiptare eshte e vendosur te beje cdo perpjekje, per te permbushur kerkesat e NATO-s. Une jam thellesisht i bindur se menyra se si NATO zgjeroi rolin e saj ne misionet e lirise, do te jete nje drejtim per te ardhmen e saj gjithmone e me shume globale", u shpreh Berisha. " "Ne po punojme ne nje projekt te dyte madhor, i cili eshte integrimi ne BE. Gjate ketij viti, ka pasur shume vendime vendimtare per vendin tim. Pas zgjedhjeve, ministrat e BE-se votuan per Shqiperine per te hapur negociatat per statusin vendit kandidat. 2.284 pyetje iu dhane vendit tim, te cilave ne iu pergjigjem, ia derguam Komisionit Evropian dhe tani po presim per vleresimin e tyre", beri te ditur Berisha. Ne mes te muajit maj, solli ne vemendje ai, Keshilli i Komisionereve te BE vendosi te rekomandonte heqjen e vizave per Shqiperine. Per te, qeveria ka bere cdo gje per te permbushur cdo standard. "Dhe ky ishte gjithashtu nje motiv shume i madh per vendin tim. Ne jemi te perkushtuar per ta ndjekur kete rruge", tha Berisha.