Trafiku ne Tirane, vazhdon eksperimenti i cuditshem i Bashkise me njerezit
Fundjava nuk ka sjelle asnje ndryshim per trafikun kaotik te kryeqytetit. Edhe ne nje dite pushimi si kjo e dites se djeshme, drejtueseve te automjeteve iu jane dashur me dhjetera minuta per te pershkuar vetem pak metra rruge. Dhe kjo, per shkak se eksperimenti i bashkise per "derdhjen" e gjithe trafikut te rrugeve hyrese per ne sheshin "Skenderbej", vetem ne rrugen qe lidh Banken e Shqiperise me Gjykaten e Larte vazhdon prej 4 ditesh. Qytetaret ankohen se pervec lodhjes mendore, e stresit te krijuar nga kaosi i levizjes ne cdo ore te dites neper rruget e kryeqytetit, po perballen dhe me veshtiresi ekonomike. Sorollatjet per shkak te devijimit te levizjes dhe qendrimi i gjate ne radhet e pafundme te makinave ne trafik, ka shtuar sasine e karburantit qe konsumojne automjetet e tyre dhe qe me rritjen e cmimit te naftes dhe benzines, i ka vendosur ne veshtiresi financat e familjeve te kryeqytetasve. E ne kete zallamahi kryeqytetase, nervozizmi sa vjen e rritet mes drejtuesve te automjeteve. "Statistikat" flasin per shtim te sherreve momentale mes drejtueseve te automjeteve, te cilet nga ngarkesa e madhe psikologjike e krijuar nga pamundesia e levizjes normale me makine, i shfryjne nervat e tyre tek njeri-tjetri.
Trafiku i renduar ne keto akse jo vetem qe ka bllokuar totalisht levizjen e automjeteve, por dhe levizjen normale te kalimtareve te cilet e kane te pamundur te kalojne nga njeri trotuar ne tjetrin.
Siguria globale
Berlin