PD: Rama nuk pranon zërin e qytetarëve, do të dhunojë institucionet
TIRANË- Pas konferencës për shtyp paraditen e sotme të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama i cili deklaroi se socialistët nuk e njohin rezultëatin e KQZ, i cili mbrëmë shpalli kandidatin e PD Lulzim Basha si kreun e ri të bashkisë së Tiranës ka reaguar Partia Demokratike.
Kandidatja kryesuese e listës së PD për këshillin bashkiak të Tiranës Jorida Tabaku, nga Selia Blu deklaroi se kandidati i PS në zgjedhjet e 8 majit për bashkinë e Tiranës dhe njëkohësisht kreu i PS Edi Rama nuk donte që të numërohej cdo votë e shqipëtarëve dhe për këtë arsye do të dhunojë institucionet.
‘Ai do të fshehë faktin se nuk donte që cdo votë të numërohej, nuk donte që të dëgjohej zërii të gjithë qytetarëve dhe do të dhunojë instuitucionet demokratike. Nuk është kaninalizëm të numërohet cdo votë, por të fshihet ajo. Është kanibalizëm që vota të mos ketë vlerë. Është kanibalizëm të rrethosh institucionet’, - theksoi Tabaku.
Sipas Tabakut KQz ka vepruar në përputhshmeri me Kushtetutën e cila thotë se duhet të numërohet cdo votë, dhe se Rama nuk donte që të numërohej cdo ndaj nuk do të pranojë faktin se votat kanë vlerë.
“Edi Rama thotë se është e paligjshme numërimi i cdo vote kur Kushtetuta thotë se duhet të numërohet cdo votë. Pse thotë përsë Edi Rama se do përdorë cdo aksion ligjor në vend që të pranojë faktin se këto vota kanë vlerë, përse e Edi Rama nuk do të numërohej cdo vote?’,- përfundoi Jorida Tabaku.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PD: Rama nuk pranon zërin e qytetarëve, do të dhunojë institucionet