Rikthehet “normaliteti” në KQZ

Situata jashtë ambienteve të KQZ-së është normale këtë të martë dhe pa praninë e protestuesve të opozitës.
Megjithatë, forcat e rendit janë në ruajtje të këtij institucioni për të garantuar sigurinë. Situata në KQZ u tensionua jo pak teksa numëroheshin fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara për Bashkinë e Tiranës.
Me mbylljen e procesit për Tiranën, duket sikur janë “mbyllur” edhe problemet dhe tensionet në KQZ. Tashmë po shqyrtohen ankesat e partive dhe kandidatëve në zona të ndryshme të vendit, proces i cili pritet të zgjasë disa javë.
/S.Lleshi/Start/
2011-05-24 10:15