E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, Fullani: Bankat kanë lehtësuar kushtet e kreditimit

TIRANË- Bankat kanë lehtësuar kushtet e kredisë duke dhënë më shumë mbështetje financiare për ekonominë. Duke prezantuar në Komisionin Parlamentar raportin për vitin 2010, Guvernatori Ardian Fullani ka deklaruar se niveli i kreditimit nga sistemi bankar vendas ka qenë më i lartë se në vendet fqinjë. Sipas Fullanit bankat janë të sigurta, të shëndosha financiarisht dhe të mirëkapitalizuara.

“Rritja ka qenë 10%, që krahasuar me rritjet e kredisë në vitet para dhe gjatë krizës është e ulët por krahasuar me rajonin dhe me botën rritjaq është e përshtatshme nëse nuk krijon probleme. Qëllimi i Bankës së Shqipërisë është që të krijojmë rritje ekonomike, të japim stimulin e nevojshëm pa krijuar probleme në kreditë më probleme. Nuk patëm asnjë bankë me probleme, asnjë bankë të falimentuar", tha Fullani.

Kreu i Bankës Qendrore ka bërë të ditur gjithashtu se komisionet e ofruara nga bankat për shërbime të ndryshme janë të leverdisshme, ndërsa për ato në valutë faktor përcaktues mbetet tregu ndërkombëtar.
“Vërtet disa pagesa janë të larta, por këto janë të lidhura me sistemin ndërkombëtar përsa i përket valutës. Por në kushtet aktuale qendrojnë në një nivel të barazuar me rajonin. Leku është në nivelet adekuate”, shtoi Fullani.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që edhe në këtë mbledhje opozita nuk ka qenë e pranishme.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›