E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Procesi i numërimit nga KQZ, gjithëpërfshirës jo selektiv

TIRANË- Zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli në një konferencë për shtyp hodhi poshte pretendimet e disa mediave që sic tha ai kanë hedhur opinione se KQZ-ja ka numëruar në mënyrë selektive qendrat e votimit për Tiranën. Sipas Ollit, procesi i numërimit të kutive të kontestuara ishte gjithpërfshirës, ndërsa shtoi se qëllimi i vetëm i KQZ-së është të numëronte cdo votë të hedhur në kutinë e gabuar.

“Në një pjesë të mediave është përhapur një opinion se KQZ është treguar selektive në përzgjedhjen e kutive me fletë të kontestuara. Dua t’ju them se ky pretendim është i gënjeshtërt pasi KQZ shqyrton kutitë nga kërkesat e KZAZ-së dhe nga procesverbalet e tyre. Ky ishte një proces gjithëpërfshirës. Ne jemi të vendosur të numërojmë cdo votë. Transmetimi live është një elment i kësaj gjithqëpërfshirje”, thaOlli.

Zëdhënësi Olli sqaroi më tej se KQZ-ja shqyerton cdo kërkesë dhe ka si qëllim të vetëm zbatimin e ligjit.

“Përtej pretendimeve të gënjeshtërta KQZ deklaron se numërimi i cdo vote është një detyrim ligjor të cilit KQZ i qendron me fanatizëm”, theksoi Olli.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›