E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama nuk synon konsensusin, por bllokimin e statusit

Menjëherë pas deklaratës së kreut të PS-së Edi Rama, ka reaguar dhe Partia Demokratike lidhur me tërheqjen e Zaganjorit, duke e akuzuar Ramën se me qëndrimin e tij ndaj kandidaturës propozuar nga maxhoranca, dëshmoi se synimi i tij është bllokimi i procesit dhe i statusit kandidat.
 

Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi akuzoi Ramën se e ka paragjykuar me patëdrejtë kandidatin konsensual të maxhorancës, ndërsa shton se kreu socialist po vazhdon të bëjë një lojë qesharake duke u përjekur të bëjë pazar me Presidentin.
 

Pavarësisht bindjes për politikën dhe qëllimet bllokuese të PS-së, Bardhi deklaroi se PD mbetet e përkushtuar dhe do bëjë gjithçka për t`i dhënë vendit një President të denjë dhe kushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›