E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërheqja e Zaganjorit, Rama: Hap rrugën për konsensus

Rihapje të rrugës së konsensusit. Kështu e ka cilësuar dorëheqjen nga gara të kandidaturës për Kreun e ri të Shtetit, Xhezair Zaganjorit, kreu i PS-së Edi Rama. Në një dalje për mediat Rama bën thirrje se tani më shumë se kurrë, me pak vullnet për dialog mund të arrihet konsensusi mes palëve për të pasur një President me votat e të majtës dhe të djathtës. Lideri i selisë rozë ka ripërsëritur dhe njëherë se qëllimi i vetëm i PS mbetet marrja e statusit të vendit kandidat dhe kjo sipas tij fillon me Presidentin.
 

“Seanca e paradites së sotme, retorika e papërshtatshme dhe djegia e raundit të tretë nuk ishte ogur i mirë për të katërtin. Tërhjeqja e kandidaturës së Zaganjorit nga gara, ripah rrugën e konsensusit. PS do të japë konsensus për një kandidaturë që do vijë përmes dialogut. Është koha të zgjedhim Presidentin me votat e të majtës dhe të djathtës. Dua ta risiguroj si kryetarin e shumicës apo aletatët e tij se opozita ka vetëm një interes, interesin kombëtar në marrjen e statusit, konsensusin në një kandidaturë që të marrë të gjithë votat e mundshme në parlament” tha ai.

Duke theksuar se PS mbetet e pandryshuar në vizionin e saj lidhur me procesin e Presidentit, ai thekson se cdo krizë është një medalje me dy anë, e që sipas tij PS përqafon atë që të nxjerr në një rrugë të re.



“Vizioni ynë ishte dhe mbetet i pandryshuar. Ne duam një President me votat e qeverisë dhe opozitës, bashkarisht të heqim imunitetin, të përbyllim reformën zgjedhore dhe atë parlamentare dhe në fund po sëbashku ti drejtohemi familjes së madhe europiane për marrjen e statusit kandidat. Cdo krizë është një medalje me dy anë, futja e mëtejshme në një siprale dhe e dyta dalja në një rrugë të re dhe ne zgjedhim këtë të dytën dhe do bëjmë gjithcka që të ndodhë kjo” është shprehur Rama.

Më herët kreu i LSI deklaroi se kandidatura e Zaganjorit ishte një shans i humbur nga opozita për konsensus.
Parlamenti konsumoi sot raundin e trete te votimit pa kandidat zyrtare per President. Ndërkaq raundi i katërt i votimit të presidentit të ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›