E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2012, Poloni-Greqi, barazim

11-metërshi i humbur

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja hapëse e Euro 2012-të mes vendit pritës Polonisë dhe kampiones së Evropës në vitin 2004, Greqisë.

Vendasit e kanë nisur mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 17 me anë të Levandovskit. Një minutë nga fundi i pjesës së parë, lojtari i kombëtares e greke, Holebas, u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo la të kuptohet se vendasit kishin shansin e artë për të marrë fitoren e parë në një kampionat evropian. Por në minutat e para të pjesës së parë, Greqia ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Polonisë duke barazuar shifrat me anë të Salpingidis.

Edhe pse me një lojtarë më pak, Greqia pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 71 kur fitoi një 11-metërsh, I cili u shpërdorua nga Karagunjis.

Portieri i Polonisë, Szczesny u ndëshkua me të kuq dhe ishte portieri i dytë që priti penalltinë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›