E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentin, PD: Synimi i Ramës, bllokimi i statusit

Selia e Partise Demokratike

TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se me qëndrimin e tij ndaj kandidaturës propozuar nga maxhoranca, Xhezair Zaganjori dëshmoi se synimi i tij është bllokimi i procesit dhe i statusit kandidat

Sot kandidati konsensual i maxhorancës dha dorëheqjen pas refuzimit cinik të bazuar në shpifje dhe trillime nga Rama, duke dëshmuar se ai synon vetëm bllokimin.- tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

PD akuzoi Ramën se e ka paragjykuar me patëdrejtë kandidatin konsensual të maxhorancës, ndërsa shton, se kreu socialist po vazhdon të bëjë një lojë qesharake duke u përjekur të bëjë pazar me Presidentin.

Ndonëse e bindur në qëndrimin dhe politikën bllokuese të Partisë Socialiste, zëdhënësja tha se, PD mbetet e përkushtuar dhe do bëjë gjithçka për ti dhënë vendit një President të denjë dhe kushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›