E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama perkrah dhunen ne disa vende te Europes

Deklarata

Partia Demokratike e konsideroi dje editorialin e Edi Rames per raportin e OSBE/ODIHR-it si jo logjik dhe i ardhur nga mungesa e nje leximi jo te mire. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj permes nje deklarate per shtyp theksoi se optika me te cilin Rama e ka lexuar kete raport eshte krejt e gabuar dhe nuk pasqyron ate qe ky dokument kerkonte te shprehte. Partia Demokratike vlereson se z. Rama nuk gabon kur deklaron se raporti i ODHIR-it eshte me i qarte dhe me i drejtperdrejte se kurre. Por fakti qe ai pretendon se raporti ka justifikuar akuzat e tij absurde dhe te pabaza tregon se ai nuk e ka lexuar kete raport ose e ka lexuar ate me syzet e shokut Ruci. Kjo sepse raporti i OSBE/ODHIR-it per here te pare ne historine e zgjedhjeve pluraliste ne Shqiperi shpall zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive dhe transparente deklaroi Mustafaraj. Sipas saj Rama aludon ne editorialin e tij se ngjarje te dhunshme mund te ndodhin ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›