E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po keqpërdor zonjat e PS-së

Partia Demokratike ka sulmuar sërish kreun e PS-së, Edi Rama duke deklaruar se kryesocialisti vazhdon i papërmbajtur në dhunimin e familjes dhe të vlerave të saj. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli tha se denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, Rama u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare. "Kështu denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e t'u thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qënkan dhunim i familjes", pohoi Mëhilli. PD ka denoncocuar keqpërdorimin që Rama i bën zonjave të nderuara të PS-së. "Duke dënuar aktet e tua të shumtuara denoncojmë keqpërdorimin që ti i bën zonjave të nderuara të PS duke i përdorur ato si avokate të dhunës tënde ç'njerrëzore.
Hijeshia e këtyre zonjave nuk i mbulon dot aktet e dhunës të z.Rama të ushtruara sistematikisht ndaj partnereve që kanë rrethuar jetën e tij", përfundoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›