E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA, 55 të prekur këtë vit në Shqipëri

Shtohen rastet e infektimit nga virusi HIV-AIDS në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të bëra publike sot në Ditën Botërore të Luftës Kundër SIDA-s, vetëm nga janari deri në nëntor të këtij viti janë shënuar 55 raste të reja të prekura nga virusi vdekjeprurës. Për më tepër, vetëm në nëntor janë diagnostifikuar 10 persona të infektuar. Shifrat janë bërë publike nga shoqatat kundër këtij virusi. Deri tani në Shqipëri, që prej identifikimit të virusit në vendin tonë, janë prekur 359 persona, 67 e të cilëve kanë vdekur. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë meshkuj, ndërsa vetëm përbejnë vetëm 30%. Në botë prej vitit 1981 deri më tani nga SIDA kanë vdekur 25 milion njerëz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›