Demokracia e Re, Samaras mund Dora Bakojanin
Antonis Samaras është kreu i ri i Demokracia e Re. Në zgjedhjet e zhvilluara dje në Greqi ku votuan rreth 550 mijë persona, Samaras arriti të marrë më shumë se 50 % të votave që në raundin e parë, ndërsa Bakojanis pranoi humbjen me 40 % të votave dhe uroi kundërshtarin për këtë fitore. Menjëherë pas fitores, Samaras u shpreh se merr përsipër përgjegjësinë për ta udhëhequr partinë drejt një rruge të re dhe do kërkojë unitetin pas humbjes së zgjedhjeve.