E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po manipulon rezultatet e votimit në Kongres

Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj, përmes një deklarate për shtyp është shprehur se Rama po manipulon rezultatet e votimit për Asamblenë Kombëtare. Sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës. Asnjëherë më pare, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijojë për 72 orë rresht siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës.  Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi. Njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie, tha Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›