Berluskoni: Do jap dorëheqjen
Share
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni do të japë dorëheqjen pasi të miratohen reformat ekonomike kyçe në vend. Lajmin e bëri të ditur presidenti i vendit.
Vendimi i Berluskonit pason votimin për buxhetin në parlament, gjatë të cilit ai humbi mazhorancën.
Aleatët dhe kundërshtarët e tij kanë kërkuar dorëheqjen, ndërkohë që kriza e borxheve në Itali zgjerohet.