IQT, masa ndaj kompanive të karburanteve

Burime zyrtare të IQT-së thanë se këto subjekte janë të shpërndara në gjithë vendin, por numri më i madh i tyre gjenden në zonën Tiranë-Durrës.
Nga kontrollet gjatë muajve shtator-tetor, IQT ka gjobitur edhe 50 subjekte të tregtimit të nënprodukteve të naftës me vlerë rreth 300 mijë lekë. Gjatë këtyre muajve ministria e Ekonomisë u ka hequr licencat 25 tregtarëve me shumicë për shkak të parregullsive dhe mungesave të shumta. IQT ka vijuar kontrollet periodike për enët nën presion, ku ka vendosur gjoba tek subjektet e palicencuara për shitjen e bombolave të gazit dhe tek të tjerë, që nuk përmbushin kriteret e sigurisë.
Ndryshe nga tregu i karburanteve, IQT gjatë kontrolleve nuk ka evidentuar abuzime në tregjet për pajisjet elektrike, pasi ky treg është i mirëorientuar.
Për përmbushjen e detyrimeve në mbrojtje të konsumatorit nga abuzimet në tregun hidrokarbur, me urdhër të ministrit të Ekonomisë është ngritur një grup pune që merret me verifikimin e ligjshmërisë së ushtrimit të aktivitetit të shoqërive të tregtimit të naftës dhe të nënprodukteve të saj. Në çdo rast të konstatimit të shkeljeve, po zbatohen me rigorozitet sanksionet e ligjit, nga vendosje gjobe deri në heqjen e lejes së tregtimit apo autorizimit përkatës për ushtrimin e veprimtarisë. /Start/
2011-11-02 08:34