PD Rama sulm drejtesise vetem se ajo vendosi te numeroje cdo vote
“Partia Demokratike vazhdimisht është shprehur se cilido qoftë verdikti përfundimtar i këtij procesi, ne do ta respektojmë atë.
E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat”.
Ky është reagimi i mbërritur sot prej selisë blu, përmes zëdhënëses së saj, mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën.
Sipas saj, në vitin 2009, ODIHR i ka tërhequr vërejtje Edi Ramës për “propagandim” në përpjekje që të siguronte një rezultat në favor të tij, jashtë kornizës institucionale.
“Është e qartë se ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe sot, pavarësisht faktit se të gjithë e dinë se këto ishin zgjedhjet më të sakta dhe më të drejta në historinë e Shqipërisë.
Pse nuk e deklaron Edi Rama faktin se nuk dëshiron të numërohet çdo votë?
Pse nuk e pranon Edi Rama përfundimisht faktin se ai dëshiron që zëri i qytetarëve të mbytet?
Pse Edi Rama vazhdon të jetë në të gjithë Shqipërinë i vetmi person i cili bën presion dhe kërcënon institucionet në një përpjekje për të shkatërruar procesin ligjor?
Pse Edi Rama përpiqet të errësojë dhe anatemojë vendimin unanim të një institucioni plotësisht jo-politik dhe të pavarur?
Pse Edi Rama sulmon drejtësisë vetëm për faktin se ajo vendosi të numërojë çdo votë?
Pse Edi Rama pretendon se krijon krizë një rezultat i ngushtë në procesin tonë demokratik, i cili u mbajt në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparente?”, shtroi ai publikisht pyetjet.
Duke shtuar se pavarësisht se çfarë mund të thotë Edi Rama, të gjithë qytetarët e dinë se nuk është Gjykata ajo që vendosi për këto zgjedhje, por janë vetë kryeqytetasit.
“Prandaj i kërkojmë z. Rama të heqë dorë nga çdo lloj presioni nga institucionet e pavarura kushtetuese të vendit. Ndërkohë që procesi ende vazhdon, të gjitha palët duhet të pranojnë rezultatin që buron vetëm nga zëri i qytetarëve”, përfundoi zëdhënësja e selisë blu.