E Diel, 1 Nëntor 2026

Informatat per bakterin E-coli po shkaktojne frike gjithnje e me te madhe

 Informatat për bakterin që po zgjerohet në Gjermani, po shkaktojnë frikë gjithnjë e më të madhe.

Sapo shkencëtarë deshifruan kodin gjenetik të tij dhe konstatuan se ky soj kurrë më parë nuk ka qenë i identifikuar, në dritë dalin fakte të reja.

Bakteri jashtëzakonisht i rrezikshëm nga Afrika Qendrore, i cili në zorrë shkakton infeksione dhe gjakderdhje, është bashkuar me tipin e bakterit Esherihia coli, që është i njohur në Gjermani.

Në këtë mënyrë, është krijuar bakteri vdekjeprurës.

Profesori gjerman, Stefan Schraiber, thotë se lloji afrikan ka veçori që i mundësojnë të ngjitet për zorrë, të shkaktojë acarim të fuqishëm, kurse përpos kësaj prodhon edhe helme dhe veprime të rënda neurologjike.

“Duhet të jemi të gatshëm për komplikime serioze”, ka thënë ai.

Eksperti gjerman për higjienë, Klaus-Dieter Zastro, ka shprehur dyshimin se bakteri është hedhur në qarkullim me qëllim.

“Është shumë e mundshme që ndonjë mendjeshkurtër ka menduar, si do të ishte të vrasë disa njerëz...

Mendoj se do të ishte gabim dhe joserioze të hidhet poshtë edhe kjo mundësi”, vlerësoi ai.

Ndonëse Ministria gjermane e Punëve të Brendshme, pohon se nuk ka indikacione për aktivitet bioterrorist, eksperti Zastro insiston që të shqyrtohet edhe kjo mundësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›