E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama të heqë dorë nga presionet

 

Partia Demokratike i bëri thirrje dhe kryetarit socialist të heqë dorë nga presioni që i bën institucionit të KQZ-së. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tha dje se “Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili çdo ditë me presione dhe kërcënime përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjet e zgjedhjeve”. “PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re, për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen”, tha Mëhilli. Zëdhënësja e selisë blu tha dje se “PD është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”. “Natyrisht mandati i Fierit, të cilin PS ia merr PDI me 160 vota më shumë, pavarësisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor”, tha zëdhënësja e PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›