E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të japë inf për dosjet e KRT-së së Bashkisë

Partia Demokratike ka deklaruar sot se Edi Rama po tenton të bllokojë në mënyrë të paligjshme hetimin ndaj tij. Deputeti Ferdinand Xhaferri i kërkon Ramës të japë informacione për dosjet e procesverbalet e KRT-së së Bashkisë së Tiranës. 

TIRANE- Ferdinand Xhaferri, deputet i Partisë Demokratike dhe kryetar i komisionit hetimor ndaj kryebashkiakut, Edi Rama ka akuzuar këtë të fundit se po tenton të bllokojë në mënyrë të paligjshme hetimin ndaj tij. Xhaferri i kërkon Ramës që të japë informacione për dosjet e procesverbalet e KRT-së së Bashkisë së Tiranës.
Përmes një konference për mediat Xhaferri tha se Bashkia e Tiranës nuk i është përgjigjur kërkesës së komisionit për të marrë një informacion të plotë mbi procesverbalet e mbledhjeve të KRT-së për periudhën nga 1 janari 2007 e në vazhdim.
"Megjithëse ka kaluar afati i kësaj kërkese, Edi Rama nuk ka kthyer përgjigje, duke u fshehur pas kërkesës së dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Rama po synon të bllokojë hetimin, por nuk do ta bëjë dot, sepse ai nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjin dhe ne nuk do ta lejojmë të veprojë në kundërshtim me ligjin", theksoi Xhaferri.

Edi Rama, dorëzoi përpara disa ditësh në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për pezullimin e veprimtarisë së komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Burime nga Gjykatat Kushtetuese thanë për “News24” se kryebashkiaku ka parashtruar një kërkesë me dy pika pranë kësaj gjykate. Pikërisht pezullimin e veprimit të ligjit të miratuar në parlament për ngritjen e komisionit hetimorë parlamentarë për kejet e ndërtimit si dhe zgjidhen e konfliktit të kompetencave mes pushteteve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›