E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkeqësohet lira e shtypit - Italia, Izraeli, Honkongu gjysmë të lira

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;} Organizata Feedom House nxori sot raportin e saj vjetor për lirinë e shtypit nëpër botë në të cilin thotë se gazetarët kanë punuar në kushte gjithnjë e më të vështira në vitin 2008 dhe konkludon se për të shtatin vit radhazi liria e shtypit është përkeqësuar, madje vërren se ajo është keqësuar për herë të parë në çdo rajon të botës.

"Profesioni i gazetarit"thotë Freedom House, "është vështirësuar sëtepërmi dhe përpiqet të mbijetojë ndaj shtimit të presionit të qeverive, aktorëve të tjerë të fuqishëm dhe krizës ekonomike globale”, thotë Xhenefër Uindsër, drejtoreshë ekzekutive e organizatës. 

Kjo prirje regresive, vërren Freedom House, i ka kapërcyer kufijtë e shteteve tradicionalisht totalitare, dhe këtë herë Italia, Izraeli dhe Hong Kongu kanë rënë nga kategoria e vendeve ku shtypi është i lirë në atë të vendeve ku shtypi është gjysmë i lirë.

Në raportin e këtij viti Shqipëria mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, por në rang botëror ngrihet nga vendi i 105-të në vendin 101,me të njejtin numër pikësh, 50.Në rang rajonal Shqipëria është përsëri në vendin e 16-të. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›